Gazetarja franceze refuzon të largohet nga Homsi

Edith Bouvier, një prej dy gazetareve perëndimore të mbetur në Homs, po refuzon të largohet nga qyteti i rrethuar pa civilët e plagosur sirianë.
Reporterja e plagosur në sulmin që i mori jetën Marie Colvinit dhe Remi Ochlikut, i kërkon ambasadorit francez të vijë personalisht aty e të bëjë çfarë të mundet për evakuimin e të lënduarve. Qeveria franceze e bëri të qartë një ditë më parë se ishte e gatshme të vepronte për largimin e Bouvier-se dhe fotoreporterit William Daniles, të punësuar nga Le Figaro.
Presim nga Damasku të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme për një evakuim të shpejtë e të sigurtë dhe mbi të gjitha, të ndalojë sa më parë zjarrin në Baba Amer, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme franceze. Gazetari spanjoll i cili ishte bllokuar me ta në ferrin e Homsit, ka mundur të largohet në drejtim të Libanit.