E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB mbështet lojtaret me shami

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se organizata mbështet rregullat të cilat do të lejonin lojtaret femra të futbollit të mbajnë shami gjatë lojës.

Në deklaratën e bërë publike, këshilltari i shefit të OKB-së për çështje të sportit, Uillfrid Llemk, i ka bërë thirrje Federatës Botërore të Futbollit të lejojë shamitë në ndeshjet e rregullta të FIFA-s.

Ai ka thënë se ndryshimi “do të hiqte barrierën që i pengon gratë dhe vajzat të luajnë futboll”.

Vitin e kaluar, kombëtarja iraniane e femrave nuk është lejuar të luante në ndeshjen kualifikuese kundër Jordanisë në Lojërat Olimpike, pasi lojtaret kanë refuzuar të hiqnin shamitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›