E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetat e SHBA-së duhet të shpëtojnë veten

Në dhjetor të vitit 2008, "Tribune Company", e përgjegjshme për "Chicago Tribune", "The Los Angeles Times" dhe "The Baltimore Sun", u fut në bankrotim, një shenjë e kobshme për NBC-në dhe "New York Times", që hynë në mesin e burimeve të tjera të mediave, të cilat po vuajnë një klimë të vështirë ekonomike. Shumica po spekulojnë rreth asaj se si do t‘i mbijetojë stuhisë ekonomike kjo degë. Ndër ta është edhe laureati i çmimit "Pulitzer", Walter Pincus, i cili ka raportuar për "Washington Post" për më shumë se dyzet vjet. Pinces ka pasur famë për një kohë të gjatë, për shkak pikëpamjeve të tij mbi politikën, mediat, gazetarët dhe marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin në peizazhin bashkëkohor. Ai mbetet kritik ndaj mënyrës se si kompanitë botuese kanë evoluar nga mjetet për ndryshim politik në kompani komerciale, të cilat shesin lajme të përgatitura nga departamentet e Marrëdhënieve me Publikun të zyrtarëve qeveritarë dhe figurave të tjera të fuqishme.

Pas një adresimi të temës së njëjtë në Akademinë Amerikane në Berlin, reporteri me përvojë foli me Andrea Siebelin nga "Die Welt" rreth klimës së tanishme të gazetarisë. Një pyetje e rëndësishme e kujtdo që është i përfshirë në shtypin e SHBA-së, ka të bëjë me ndihmën e qeverisë ndaj kompanive të dështuara në këtë degë, duke pasur parasysh zotimet e mëdha për të siguruar industrinë e makinave. Edhe pse ka shumë arsye të mira për një paketë shpëtimtare, duke lënë anash interesin e vetë qeverisë, Pincus mendon se kompanitë botuese duhet të "shpëtojnë vetveten". Pavarësisht nga humbja e pashmangshme e traditës së moçme, disa nga kompanitë që u prekën i kanë merituar "fatkeqësitë" e tyre në fjalë, për shkak të arsyetimit të dobët financiar dhe dëshirës për të fituar para. Dhe situata e tyre aktuale është e përshtatshme, sipas Pincus. Pyetjes nëse dyshonte që "vdekja" e gazetave mund të çojë drejt "shkatërrimit kreativ" të përshkruar nga ekonomisti austriak, Joseph Schumpet, duke i dhënë shtytje ngritjes së risive të lajmeve online, Pincus përgjigjet paksa ndryshe. Ai tha se mendimi i tij mbi këtë çështje është që rëndësia e online-it është e tepruar. Sipas tij, shumica e njerëzve që përdorin lajme online po lexojnë nga vendi i tyre i punës dhe hyjnë e dalin aq shpejt, sa që rëndësia e reklamave gjithashtu është më e vogël.

Pincus beson se gazetat gjithmonë do të kenë një të ardhme për shkak të vlerës së tyre te blerësit. Zakoni i vjetër i leximit të gazetës në tren, në një kafe apo në shtëpi, e mban vlerën e vet, pavarësisht nga përparimet teknologjike. Pra, ç‘do të ndodhë me burimet e lajmeve të shtypura? Pincus shpreson se gazetarëve do t‘u jepet mundësia të jenë më të guximshëm dhe të kenë mendimin e tyre. Sipas Pincus, shumë gazetarë sot janë më shumë të interesuar për shtëpinë e tyre në fshat, sesa të kenë një lajm të mirë. Ai ia atribuon këtë gjë pjesërisht distancës së caktuar të gazetarëve me "makinerinë politike". Karriera e Pincusit ka qenë e karakterizuar me zotimin ndaj kërkimit të së vërtetës, pavarësisht nga klima gazetareske. Ai u lavdërua pas invazionit të dyshimtë të Xhorxh Bushit (George W. Bushit) në Irak, kur zbuloi disa të pavërteta në mediat e mbushura me "redaksi të neutralizuara" (vende ku gazetarët janë të bllokuar nga konceptet e ‘shtypit neutral‘ të redaktorëve të tyre). Kur bëhet fjalë për këtë çështje, Pincus thotë se gazetarët kanë përgjegjësi ndaj opinionit të tyre, duke përdorur argumentin: "çdo herë që vendosim të mbulojmë disa gjëra dhe të mos mbulojmë diçka tjetër, ne marrim një pozicion". Në një intervistë me Thomas B. Edsall në vitin 2008, ai dha shembuj të Joseph Pulitzerit, William Randolph Hearstit dhe Philip Grahamit nga "Washington Post", të cilët "përdorën shtypin e tyre për të ndikuar në qeveri". Redaktorët e gazetave dhe shkrimtarët e të gjitha llojeve mund të thoshin fjalën e tyre, dhe qytetarët do të matnin të gjitha opinionet dhe faktet e prezantuara e të krijonin vetë mendimin e tyre. Në kontekstin e ideve të Pincusit, vitet që po vijnë mund të jenë interesante në evoluimin e gazetarisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›