Poliklinikat, shërbim mjekësor me "tulla dhe llaç"
Edhe pse ndodhemi në vitin 2009, një pjesë e mirë e mjediseve të qendrave shëndetësore, janë pak ose aspak të ndryshuara.
Modelet e para viteve ‘90 zbatohen edhe sot. Këtu nuk bëhet fjalë për pastërtinë, respektin, apo rregullin si nga pacientët ashtu dhe nga stafi mjekësor që gjenim asokohe dhe sot i shikojmë vetëm në filmat e vjetër shqiptarë. Bëhet fjalë, për ato dhoma të vogla, mjedise me tavane të ulëta, korridore të ngushta, staf i vogël, mungesë kushtesh, të cilat në qendrat normale të vendeve fqinje do të nervozonin në maksimum pacientët.
Mungesa e dritës, që në orën 7 të mëngjesit, mungesa e një vendi për të pritur dhe qëndruar në radhë në mënyrë dinjitoze është arsyeja e parë, për të ngjallur pesimizëm dhe lodhje te pacientët kryeqytetas. Të gjithë e dinë që fajin për mungesën e një dhome pritjeje, që ende nuk ka hyrë në kulturën tonë, nuk është as për faj të pacientëve dhe as për faj të personelit që punon atje.
Faj këtu s‘kanë as arkitektët që para 50 vjetëve planifikuan qendrat shëndetësore që vazhdojnë sot me të njëjtat funksione, me të njëjtin staf edhe pse banorët e Tiranës janë më shumë se 1 milion banorë. Radhët e mëdha në qendrat shëndetësore mbushen nga shtimi i popullsisë, kërkesa më e madhe për kujdes shëndetësor.
Zënkat dhe debatet vijnë nga ata që kanë mungesë informacioni, mungesë dokumentesh, mungesë qytetarie për të pritur radhën e për të mos të shpalosur fjalorin edhe në moshë të madhe.
Qendrat shëndetësore
Aktualisht, qendrat shëndetësore në Tiranë ndahen në tri kategori, të rikonstruktuara, të parehabilituara dhe ato që janë në ndërtim e sipër. Këtu përmendim, poliklinikën numër 9. Gjysma e kësaj godine është në rikonstruksion, me llaç, tulla, pluhur, materiale ndërtimi dhe punëtorë me kapele në kokë, që mbushin më shumë se 8 orë në ditë punë. Pjesa tjetër, gjysma e godinës, vazhdon normalisht punën, edhe pse me kapacitet më të ulët se normalja, radhë edhe më të gjata, më shumë papastërti, më shumë pluhur, tym. Por në ndonjërin nga korridoret mund të dëgjosh edhe erën e bukës së thekur. Shkallë të pista, nëna që mbajnë në duar fëmijët, pacientë në pritje të rregullimit të aparaturës. Dyer të mbyllura nga brenda me çelës. Të moshuar që bërtasin, thërrasin, dhe kur nuk marrin atë që kërkojnë, thonë: "Këta duan të gjithë lekë. Nga një anë janë mjekët, laborantët, që sapo shkojnë në poliklinikë te dera e vendit të punës gjejnë dhjetëra pacientë që zihen dhe kërkojnë të ekzaminohen sa më shpejt, sepse janë shumë të sëmurë.
Nga ana tjetër, janë pacientët që shpeshherë nuk kanë informacionin e duhur, sepse mjekët përtojnë t‘ua japin, ose bëjnë gabime në dhënien e recetave. Dhe mes këtyre dy kategorive ka dhe nga ata që edhe pse sqarohen, edhe pse nuk duhet të grinden bëhen me zor të bezdisur si për mjekët ashtu edhe për "bashkëvuajtësit" e tyre.
"Radhë-kultura"
Në radhë, të shtyhen, të vriten, të shahen dhe të lëndohen më shumë. Mundësisht te dera. "Kemi hall se nuk dëgjojmë emrin, e na ikën radha", thotë një e moshuar. Ajo shtyhet e shtyhet, sa më s‘ka, derisa të mbarojë punë këtë gjë bën. Po të kishte një dhomë pritjeje, me karrige, me stola, me dritë mbi të gjitha, me muzikë, apo televizor, pritja në radhë do të bëhej më e këndshme dhe më pak e dhimbshme. Korridori do të ishte më i qetë, të sëmurët më pak të stresuar. "Po të ndërtoheshin më shumë qendra shëndetësore nuk do të kishte kaq shumë radhë, do të kishte më shumë informacion. Po të kishte mjek pak më të kujdesshëm, nuk do të kishte ngatërresa me lagjet dhe mbi të gjitha, po të mos rrinin të gjithë te dera, infermieret dhe mjekët do të ishin më të qetë në punë dhe me të predispozuara për të treguar më shumë dashamirësi", tha Mediu, një ish-ushtarak, i cili priste në radhë për të bërë analizat.
Një princeshë në Gërdec
Alba Çela
Vras mendjen shpesh sesi ndihen familjarët e viktimave të Gërdecit teksa një vit pas tragjedisë vazhdojnë të shohin fytyrat e atyre që u shkaktuan dhimbje. Vras mendjen sesi ndihen ata që kanë humbur përjetë të dashurit e tyre, çfarë inati fshehin në shpirt, ç‘mllef ushqen zemra e tyre e lënduar. Si heshtin? Si e kalojnë çdo ditë? Si e përmbajnë veten? Si e vazhdojnë jetën?
Një përgjigje e kam kërkuar edhe sot.
Dje takova një nga fëmijët më të bukur në Shqipëri. Një ndër më kurajozët. Një ndër më inteligjentët. Ajo është tetë vjeç dhe quhet Regina. Është një princeshë e vërtetë. Fytyrën ia shënojnë vraga të dukshme dhe krahun e djathtë e ka humbur atë ditë të zezë të 15 marsit. Dhe është e bukur. Me ato bukle të verdha flokësh dhe ato sy blu kristal nuk kishte si ta bënte Zoti më të bukur. Regina dëshiron të bëhet doktoreshë. A ia ka thënë njeri këtë doktorit-Kryeministër? A ia ka thënë njeri që në një shtëpi fshati ekziston një vajzë e vogël që shkruan me dorën e majtë e që është kujdestare klase? Që do të bëhet mjeke? A do të ishte bërë dot mjek zoti Berisha pa krahun e djathtë? E pra, Regina do bëhet. Do bëhet ç‘t‘i dojë zemra e saj. Pavarësisht se ia vodhën krahun e saj të brishtë.
Babai i saj është i ri dhe kurajoz. Ai ka një princeshë tetëvjeçare, e cila qan sa herë babi niset në Itali për të ndërmarrë operacionin e radhës, me shpresën se do t‘i rikthehet ecja normale. Të dyja këmbët e tij nuk funksionojnë. Energjinë e tyre e kanë vjedhur. Dritani është i detyruar të qëndrojë shtrirë në shtëpi, ku çdo ditë e ndjekin buzëqeshjet inkurajuese e trimërore të nënës së tij dhe të babait që e shoqëron në Itali.
Gjyshja e Reginës përlotet. Nusja e shtëpisë përlotet. Ato nuk harrojnë. Me zërin e dridhur dhe sytë e përhumbur tregojnë ditën që u ndryshoi jetën.
Lotët e tyre janë dhe lotët tanë. Ashtu si edhe dhimbja dhe kujtesa e tyre që duhet të jetë edhe jona.