PERBALLJA E AGRESIVITETIT NACIONALIST
Eshtë e vështirë të mbahet nën "fre" agresiviteti nacionalist nga shteti dhe ligji. I nxitur nga gjuha, besimi fetar, kultura, legjendat dhe mitet, nacionalizimi ekstremist, jo rrallë, e tejkalon politikën shtetërore. Në rastin konkret, në mbijetesën dhe agresivitetin e shfaqjeve nacionaliste të qytetarëve serbë të shtetit të Kosovës janë të pranishëm dhe veprues të gjithë faktorët e sipërpërmendur. Bashkëqytetarët tanë serbë në Kosovë, nën trysninë politike e fetare, e kanë të vështirë të pajtohen si qytetarë të barabartë në shtetin e pavarur e sovran të Kosovës, kur për dekada janë ndjerë dhe kanë qenë politikisht, ekonomikisht, historikisht dhe në rrafshin arsimor e kulturor superiorë në raport me mbi 95% të shqiptarëve banorë etnikë të Kosovës. Kjo ndjesi, e rrënjosur ndër ta për gati një shekull, i ngjan bumerangut-arm, që, nëse nuk e godet kundërshtarin i rikthehet dhe mund të vrasë përdoruesin. E them këtë sepse nacionalizmi agresiv, natyrshëm, ngjall kundërveprimin, nxit, organizon dhe fuqizon nacionalistët në Kosovë. Ura e Ibrit në Mitrovicë, me ose pa dashje, është shndërruar në një kapërcyell mes "trimërisë" serbe e asaj shqiptare dhe, me terma demokratikë, mes nacionalizmit serb dhe atij shqiptar.
Demonstrimi i nacionalizmit serb në kundërvënie të pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës është shfaqur pa ekuivokë dhe në vazhdimësi. Ai është shfaqur me protesta të dhunshme ndaj institucioneve legale të shtetit të Kosovës, ndaj rezidencave të institucioneve të drejtësisë në Mitrovicë, ndaj zbatimit të projekteve të qeverisë së Kosovës për përmirësimin e jetesës së komuniteteve të etnisë shqiptare, duke penguar e duke mos lejuar edhe furnizimin e tyre me ujë të pijshëm, ndaj jetës dhe pronës së shqiptarëve etj. Demonstrimi i këtij nacionalizmi kulmoi në mënyrë më të hapur dhe më provokative me Kuvendin dhe deklaratën e miratuar prej tij në Zvecan, pikërisht më 17 shkurt, në përvjetorin e parë të Shpalljes së Kosovës shtet i Pavarur.
Sa përmendëm, por edhe veprime e qëndrime të tjera të serbëve me karakter agresiv nacionalist antishtet dhe antishqiptar ngjalli, natyrshëm, reagimin kundërshtues, dëshirën dhe prirjen e qytetarëve të etnisë shqiptare të Kosovës për t‘u përballur e për të kundërvepruar ndaj tyre. Këtë e dinë dhe e ndjejnë bashkëqytetarët tanë serbë; këtë e dinë edhe shtetarët dhe hierarkët fetarë të shtetit serb, siç dinë mirë që përballja e nacionalizmave në ekstrem çon pashmangësisht në luftë mes tyre. Këtë përfundim jo vetëm e dinë mirë të gjitha institucionet e organizmat shtetërorë dhe jo shtetërorë serbë, por edhe përpiqen me të gjitha mënyrat për të provokuar shqiptarët që të përligjin fillimin e një lufte të re. Kjo nuk është një hamendje dhe kurrsesi një parashikim ogurzi, por është një synim imediat i nacionalistëve serbë me pushtet, që u konfirmua ndërkombëtarisht edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov, në trajtimin e "çështjes" Kosovë me znj. Klinton, me thënien: "Njohja e shtetit të Kosovës do të destabilizojë rajonin". Ky përfundim i aleatit më të madh e më të fuqishëm të Serbisë bie ndesh hapur me vlerësimet që iu bënë me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë autoriteteve më të larta të shtetit të Kosovës nga SHBA, BE dhe shtete të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare si "faktor stabiliteti" gjatë vitit 2008 në Ballkan. Nisur nga kjo mbështetje e deklaruar, por edhe realisht e shfaqur edhe në rrafshin politik dhe ekonomik, ne, shqiptarët etnikë, që kontribuuam me privatcione, sakrifica dhe dhënien e mijëra jetëve për çlirimin dhe krijimin e shtetit sovran të Kosovës, të pavarur nga Serbia, nuk duhet të biem pre e provokacioneve me karakter ekstrem nacionalist. Të përpiqemi maksimalisht për të frenuar ndjenjat tona kundërvepruese ndaj këtyre provokacioneve, duke mbajtur kurdoherë parasysh: Ekstremistët nacionalist serbë, me autoritet në pushtetin politik, fetar e publik në Serbi, duke shfrytëzuar në mënyrë abuzive ndikimin mbi komunitetin e qytetarëve serbë të Kosovës dhe mbi disa personalitete përfaqësuese të tyre, po insistojnë në synimin për ta zhbërë arritjen tonë; Shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen, tashmë faktike ndërkombëtarisht të shtetit të Kosovës. Po përpiqen të zhbëjnë të bërën por "i munduri", "i humburi", bëhet nervoz dhe e humbet arsyen. Është një anormalitet, që duhet përballur me qetësi. Është e vërtetë që pa i vënë fre një anormali, ai të vret. Por, është po aq e vërtetë që këtë pengesë atij mund t‘ia vërë vetëm një normal. Dhe ne, shqiptarët, shumica dërrmuese e qytetarëve aktualë të shtetit të Kosovës, kemi mundësinë qytetare, morale, shtetërore dhe mbështetjen ndërkombëtare që ta bëjmë këtë. Mendoj dhe besoj se do ta përballojmë e zhvlerësojmë nacionalizmin ekstrem serb në "shpërthimet" në Kosovë, jo me logjikën e një ligji të lashtë "sy për sy dhe dhëmb për dhëmb", por përmes besimit e bindjes në palëkundshmërinë e pavarësisë e sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Ne, qytetarët shqiptarë të Kosovës, pas përjetimit të ngjarjeve të 1999-ës, synojmë, dëshirojmë dhe jemi përpjekur e po përpiqemi për të shmangur konfliktet nacionale në Kosovë dhe në rajon. Kush dëshiron, synon dhe vepron për të realizuar të kundërtën është përgjegjës, së pari, ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Këtë e dinë mirë edhe shtetarët e lartë të Beogradit, të cilët, në një mënyrë apo në një tjetër, veprojnë e deklarohen nën trysninë nacionaliste.