E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetat titull kryesor Ramën në Ora e Debatit

Emisioni "Ora e Debatit" ka qenë në qendër të pothuaj të gjitha gazetave të vendit. Deklaratat e liderit të PS-së, Edi Rama përballë gazetarit, Alfred Peza janë shndërruar në titujt qendorë të shtypit të përditshëm duke zënë faqet kryesore.
Një prej gazetave më të rëndësishme, gazeta "Panorama" ka zgjedhur deklaratën e kryesocialistit, Edi Rama lidhur me mungesën e Fatos Nanos në listën e kandidatëve për deputet për ta vendosur në faqen e parë të gazetë. Një faqe e plotë e gazetës "Panorama" është zënë nga deklaratat e Edi Ramës në emisionin "Ora e Debatit" duke filluar nga dorëheqja në rast humbje të zgjedhjeve e deri tek qëndrimi ndaj LSI-së.
Gazeta "Shqip" sërish i ka kushtuar një faqe të plotë intervistës që gazetari, Alfred Peza i ka bërë liderit të partisë më të madhe të opozitës. Dorëheqja e Edi Ramës nga kreu i PS-së në rast se humbet zgjedhjet e 28 qershorit është titulli kryesor që ka vendosur në faqen e parë gazeta "Shqip".
Gazeta "Shekulli" ka pasqyruar në dy faqe pjesën më të madhe të intervistës që Edi Rama ka dhënë për gazetarin, Alfred Peza në emisionin "Ora e Debatit".
Në të njëjtën mënyrë gazeta "Tirana Observer" ka botuar të plotë intervistën e kandidatit të partisë më të madhe të opozitës për kryeministër dhënë në emisionin "Ora e Debatit".
Shpjegimet që kryetari i PS-së, Edi Rama ka dhënë për herë të parë për moskandidimin e figurave të rëndësishme të PS-së, si Fatos Nano apo Rexhep Mejdani kanë zënë faqet e para të gazetave, "Korrieri", "Tema" , "Standard", "Sot", "Albania" e "Zëri i Popullit".
Kështu shtypi i ditës ilustroi edhe njëherë faktin se emisioni i gazetarit, Alfred Peza është ora e debatit të vertetë edhe tani që fushata elektorale po shkon drejt fundit .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›