Zgjedhjet, OSBE-ODIHR publikon raportin

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e tretë për monitorimin e zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri. Sipas këtij raporti gjatë fushatës k apasur rrtije të tensioneve në disa zona. Gjithashtu raporti konstaton se janë përdorur zyrtarë për qëllime të fushatës dhe në disa raste janë përdorur edhe nxënësit për të marrë pjesë në veprimtari të tilla. Gjithashtu në raport theksohet se PS ka kontestuar se në listat e votuesve ka gabime të ndryshme dhe se fushata për të siguruar çdo qytetari, pa pasaportë të vlefshme me një kartë identiteti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike. OSBE / ODIHR në monitorimin e mediave tregon se dy nga pesë televizione transmetojnë në mënyrë të balancuar.