E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetori, tradita e rritjes se cmimeve per festa

Sipas nje sjellje te shnderruar ne tradite tashme, cmimet e mallrave te konsumit ne vendin tone shtrenjtohen gjate muajit dhjetor, ndryshe nga sa ndodh ne vende te tjera edhe pse ato kane perjetuar krize financiare me te rende se Shqiperia. Por kjo sjellje nuk ka te beje me krizen dhe as me permasat e zhvillimit ekonomik, por me mentalitetin qe i shoqeron tregtaret vendas. Dhjetori eshte muaji qe shenon cmimet me te larta te ushqimeve dhe kjo per shkak te rritjes dhe konsumit te ketyre artikujve si rezultat i festave. Por gjate kesaj periudhe ne rritjen e lehte te cmimeve ka ndikuar edhe nencmimi lekut ndaj euros duke ndikuar ne rritjen e cmimeve te importeve te mallrave. Tendenca ne rritje e cmimeve ne tregjet nderkombetare se bashku me nencmimin e lekut kane krijuar nje presion mbi rritjen e cmimeve te mallrave te importit. Sipas nje konstatimit te Bankes se Shqiperise zhvillimet ne cmimet e importit sugjerojne per presione te uleta inflacioniste nga ekonomia e jashtme. Cmimet e huaja u rriten mesatarisht me 0.4 per qind ne tremujorin e fundit, ndersa leku u nencmua mesatarisht ndaj euros dhe dollarit perkatesisht me 7.7 dhe 13.1 per qind ne tremujorin e trete, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Per shkak te kesaj situate diferenca e inflacionit ne vend me mesataren e inflacionit te Italise dhe Greqise eshte rritur ndjeshem gjate dy tremujoreve te fundit. Ajo shenoi nivelin me te larte ne tremujorin e trete 1.8 pike perqindje, nderkohe qe ka rezultuar thuajse zero gjate periudhes 2005 - 2008. Zgjerimi i ketij hendeku, sipas Bankes se Siperise, shoqeruar me sjelljen nencmuese te kursit te kembimit mund te perbejne burim presionesh inflacioniste ne te ardhmen. Por, pavaresisht niveleve te uleta te cmimeve te huaja, inflacioni i importuar ka ardhur ne rritje si pasoje e nencmimit te lekut gjate ketij viti. Veprimi i ketij faktori eshte ndjere kryesisht ne inflacionin e grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" dhe ne komponentin e inflacionit te sektorit te mallrave te tregtueshme. Megjithese cmimet e ushqimeve ne Itali dhe Greqi jane rritur me norma te uleta rritjeje perkatesisht me rreth 1.1 dhe 2.0 per qind ne tremujorin e trete, dobesimi i lekut ndaj euros ne terma vjetore ka frenuar percjelljen e renies se kostove te importuara ne ekonomine e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›