E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazi i ve flaken dy shtepive

Dy banesa u përfshin nga zjarri në të njëjtën kohë në Shkodër, prej të cilave njëra është shkrumbuar plotësisht ndërsa tjetra është djegur pjesërisht. Në fshatin Kullaj të Komunës Postrribë të Shkodrës shpërthimi i një bombule gazi i vuri flaken shtepise se dy te moshuarve Vushaj. Çifti jetonte i vetëm ne banese dhe shpëtimi i tyre u be nga forcat zjarrfikese, te cilat nuk munden te shpëtojnë asgjë tjetër ne atë banese.  
Ne te njëjtën kohe  po nga i njëjti shkak,  një banese ne Bardhajt të Komunës Rrethina pronë e Latif Hysenit, është dëmtuar pjesërisht. Shpërthimi i bombolës se gazit shkaktoi zjarrin, por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve, mundësoi mbrojtjen e pjesshme te shtëpisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›