E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te shpetojme Erblinin! Alban Tartari

Keto radhe duheshin shkruar dite me pare. Por, normalisht, zhvillimet politike ishin kryefjala e vendit dhe epiqendra e vemendjes sone. Edhe sot nuk eshte vone. Ai quhet Erblin Micaj, nje djale 20 vjecar nga Vranishti i Vlores. Eshte student ne degen e biologjise ne Universitetin “Ismail Qemali” te Vlores. Prej mese 15 ditesh mori lajmin e tmerrshem se vuante nga leucemia akute.

Ne nje dite mese normale ne dukje, nje gjendje gripale e detyroi te shkoje ne spitalin rajonal te Vlores. Askush nuk mund ta mendonte se ky djale qe deri ne ate cast nuk kishte pasur asnje shqetesim madhor shendetesor do te dergohej urgjent per ne Tirane. Por ja qe semundja, nuk pyet as per moshe e as per ndonje gjendje tjeter biologjike. Ajo vjen, dhe kur vjen duhet luftuar.

Erblini e perballoi jo si nje djale i ri semundjen. Ai e perballoi si nje burre. Megjithe dhimbjet e tmerrshme te shpines dhe kimio-terapine qe e nisi ne Tirane. Rremova pak ne pemen e familjes se tij. Eshte nipi i atdhetarit Rrapo Meto. Ndoshta shume nuk ia dine emrin. Te tjere politikisht mundohen t’ia fshijne. Ashtu sic me pa te drejte e vrane ne vitet e para te komunizmit. Por nese do shkruaja ketu ca vargje, te gjithe do t’a kujtonin: “Cili je ti more burre, qe na vjen nga Shqiperia, Une jam Smail Qemali, dua vatanet e mia, do t’i marr se s’eshte pune, eshte e jona Shqiperia…”!

Erblini vjen nga nje familje qe ka bere shume per arsimin dhe zhvillimin e zones se Laberise. Rrjedh prej dy prinderve te shkelqyer, Perparimit dhe Vitores, qe jane ashtu sic kane emrat, perparimtare dhe fitues me dallget e jetes. Do ta fitojne edhe perplasjen me kete dallge. Do ta cajne edhe kete det. Do ta kalojne edhe kete mal, te kreshpet e te larte me bore si malet e Laberise.

Do ta bejne kete pasi djali i tyre i vetem, do vazhdoje t’ju sjelle “ere blini” ne jeten e tyre. Por perballe kane leucemine. Leucemia eshte semundja e kancerit qe prek rruazat e bardha te gjakut, te cilat, per shkak te uljes se numrit, jane te paafta te kryejne funksionin e tyre. Me shfaqjen e kesaj semundjeje perballemi me ulje te numrit te rruazave te kuqe, te hemoglobines dhe te pllakezave. Semundja fillon me dobesi, lodhje te shpejte, dhembje ne muskuj dhe kocka, humbje oreksi, ngritje te vogla te temperatures. Pas kesaj faze, semundja fillon vrullshem. Shfaqen gjakrrjedhje nga hunda, nga mishrat e dhembeve, nga organet e brendshme.

Por Erblini e ka treguar qe nuk do dorezohet lehte. Pas transportimit urgjent ne Spitalin e Selanikut, ne Greqi, ai ka dhene shenja pozitive permiresimi. Por ketu eshte edhe mali i dyte per te kaptuar. Prinderit e Erblinit nuk kane mundesi per tu perballur me faturen e larte te shpenzimeve te kurimit. E ku mund t’i gjejne prinderit e tij me te ardhura modeste 500 mije euro? Babai i tij zoteron nje mikrobus pasagjeresh ndersa e ema eshte arsimtare. Dhjetera persona kane nisur te kontribuojne. Nje fushate e gjere ka filluar tashme edhe permes rrjeteve sociale e sidomos ne Facebook. Te gjithe jemi perfshire emocionalisht dhe financiarisht ne kete lufte. Ai, do luftoje atje ne Selanik semundjen dhe do te fitoje. Ne te tjeret, ne emer te humanizmit dhe te solidaritetit, do te duhet te fitojme luften jashte. Nuk eshte vone. Ka kohe dhe te gjithe nga pak e kemi mundesine. Çdokujt nga ne mund t’i trokase ne dere nje semundje e tille. Nuk jemi te pavdekshem, nuk jemi te paprekshem. Jemi thjesht njerezore.

Ne fund te ketij udhetimi, Erblini nuk duhet te recitoje simbolikisht vargjet e poetit tim te preferuar, te ndjerit Teodor Keko: “Ne Selanik anijet mberriten, ne port u mbeta far i gjalle, pashe mijera njerez- ndoshta miliona, por ty kurrkund s’te pashe…”. Sigurisht, kjo poezi (dhe me pas kenge) madheshtore eshte thene e shkruar ne nje kontekst tjeter. Por, Erblini nuk do jete vetem. Ne portin e Selanikut, ai do gjeje neve, te gjitheve, me “buken, kripen dhe zemren…”, me aq sa kemi mundesi dhe na ka dhene i madhi Zot, te cilit i lutemi te na e marre Erblinin kur ky te jete nja 100 vjec. Por jo tani.

Llogarite ku mund te kontribuoni per Erblin Micajn

ERBLIN MICAJ, NUMRAT E LLOGARIVE PER TE KONTRIBUAR:

NE LEKE:AL37 2062 6022 0000 7104 6606 6001

NE EURO:AL80 2062 6015 00007004 6606 6001 (SWIFT CODE:TIRBALTR)

NE USD:AL53 2062 6015 0000 7004 6606 6002 (SWIFT CODE:TIRBALTR)

Faqja ne FACEBOOK

https://www.facebook.com/pages/Erblin-ICAJ/277569279050761?ref=ts&fref=tseridon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›