Afganistan, sulmi amerikan, 17 viktima civile
Presidenti afgan, Hamid Karzai, dënoi dje një sulm ushtarak të ndërmarrë nga koalicioni perëndimor i kryesuar nga SHBA, me pasojë vdekjen e 17 civilëve, përfshi gra e fëmijë. Nga ana e forcave të armatosura amerikane, u bë me dije se në operacionin në fjalë qenë vrarë vetëm, militantë talebanë. Vrasjet e civilëve gjatë operacioneve ushtarake kundër militantëve të armatosur kanë cenuar së fundmi ndjeshëm mbështetjen ndaj forcave të huaja që veprojnë në Afganistan