Angli, dyshohet për një kontakt me UFO
Të pasionuarit pas UFO-ve po përpiqen të vërtetojnë se prishja e krahut të një turbine është pasojë e goditjes nga një objekt fluturues i paidentifikuar. Turbina në Konisholm të Anglisë humbi njërin prej helikave dhe dëmtoi një tjetër gjatë orëve të para të së dielës. Robert Palmer, një zyrtar i kontesë tha se qe parë "një dritë e bardhe rrethore që dukej sikur rrinte pezull". Nga burime të kompanisë "Ecotricity", e cila ka në pronësi terrenin ku ndodhi ngjarja e pazakontë, thanë se hetimet vazhdonin, por se dëmi qe "unik"