E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazi, protesta ne Marqinet

Artan Cena

Banoret e Marqinetit qe jane shume afer zones se shperthimit te fabrikes se cmontimit te municioneve luftarake, jane ngritur dje ne protesta pasi kane kerkuar largimin e menjehershem te depozitave te gazit qe ndodhen ne krah te rruges nacionale dhe ne fillim te fshatit te tyre. Dje dhjetera banore te ketij fshati dhe te tjere, kane dale ne rruge duke kerkuar heqjen e me shume se 10 cisternave te gazit, te cilat jane prej vitesh te vendosura aty dhe qe sherbejne per te furnizuar pikat e shitjes me pakice ne kryeqytet. Kerkesa e heqjes se depozitave ka qene dhe kryesorja qe kane bere banoret e ketij fshati, qe eshte prekur dhe nga shperthimi.

Kane kerkuar heqjen e cisternave te gazit prane fshatit te tyre pasi ato mund jane nje mine me sahat dhe mund te shperthejne nga casti ne cast, nderkohe qe ne te kundert kane paralajmeruar me futjen ne greve urie. Dhjetera banore te fshatit Marqinet, te cilave me pas i jane bashkangjitur dhe banore te fshatit Gerdec, jane grumbulluar nje dite me pare ne afersi te Vores duke bere thirrje per heqjen e 10 cisternave te gazit te ndodhura ne kete zone. Protesta ka mbledhur ne vend disa forca policie, te cilat kane mbajtur nen vezhgim banoret te cilet ishin duke protestuar. Dhe me pare banoret e Vores si dhe te fshatrave te perfshire nga shperthimi kane dale ne proteste per te kerkuar te drejten e tyre, per deshmperblim dhe heqjen e depozitave te gazit nga vendi qe jane vendosur ne afersi me banesat ku jetojne qindra njerez. Gjate dites se djeshme ata kane kerkuar largimin e depozitave nga vendi ku ndodhen momentalisht, pasi sipas tyre, nese ata do te shperthenin do te ishte nje katastrofe me te madhe se kjo qe ndodhi, me daten 15 mars.

Vetem 300 metra larg autostrades Tirane-Durres dhe 1 km larg vendit ku ndodhi shperthimi ne Gerdec te Vores ndodhen depozitat e gazit, qe jane rreth 10 te tilla, te rrethuara me mur, por te pambrojtura. Pikerisht per keto depozita ka qene dhe shqetesimi me i madh i banoreve gjate dites se djeshme. Ne afersi te ketyre depozitave te gazit kane rene dhe predha te cilat kane fluturuar qe nga fabrika e shperthyer, por qe fatmiresisht nuk kane goditur ndonje nga ato.

4 Pika shitjes gazi ndodhen ne zonen e Vores si dhe te fshatrave perreth. Sipas banoreve nese keto pika shperthejne katastrofa do te jete me e madhe se e Gerdecit

Kerkesa per deshmperblim te shpejte

Gjate protestave te organizuara nga banoret e fshatit Marqinet pervec heqjes se depozitave te gaziart, ata kane kerkuar dhe komensime te demeve te shkaktuar nga shperthimi i madh i ndodhur ne fabrikes e cmontimit te municioneve luftarake. Ata kane kerkuar dhe kompesimin sa me te shpejte te demeve te shkaktuara nga shperthimi tragjik i disa diteve me pare, ku kane humbur mbi 25 persona dhe qindra te tjere jane plagosur me plage te ndryshme, te lehta dhe te renda. Shperthimi i ndodhur ka bere qe dhe ky fshat te kete pesuar deme te konsiderueshme kryesisht ne shtepite e tyre, pasi nuk ka pasur viktima, pervec disa te plagosurve lehte. Sipas protestuesve ne kete fshat kane shkuar grupet e kontrollit te vleresimit te demeve, por ata jane lene pas dore pasi eshte pare me perparesi vetem fshati Gerdec, ku kane ndodhur dhe demtimet me te medha gjate shperthimit. Ata kane kerkuar qe kompesimi me para te jete i njellojte si me fshatrat e tjere ku demtimet kane qene me te medha se ne Marqinet, 1 dhe 2.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›