Perfundojne se ndertuari rruget e Gerdecit
Rruga qe lidh fshatin Gerdec me pjesen tjeter te fshatrave dhe zones, eshte duke u rindertuar nga e para. E gjate me shume se 1 kilometer por e demtuar shume rende nga shperthimi i fabrikes se cmontimit te municioneve, eshte bere funksionale pasi eshte rindertuar nga forcat e ushtrise. Ajo tani me eshte e kalueshme si per banoret, ashtu edhe per makinat. Kjo gje eshte bere e ditur nga shtabi, sipas te cilave per ndertimin e saj jane perdorur mjetet e ushtrise te cilat kane zhvendosur mbi 1310 meter kub cakull dhe dhera te tjera. Nderkohe qe eshte ne fund dhe rindertimi i te gjitha rrugeve ne kete fshat. Pjesa e fundit eshte me gjatesi prej 500 metrash dhe pritet te perfundoje brenda ketyre diteve. Kane qene forcat e ushtrise qe kane dhene ndihmen e tyre ne rindertimin e rrjetit te infrastruktures rrugore te ketij fshati, qe prej me shume se nje jave jane marre me rindertimin dhe rregullimin e akseve qe pershkojne kete zone. Nderkaq qe dhe ne ditet e tjera mjetet e ushtrise kane punuar per pastrimin e zones.