E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazi sjell tragjedi, vdes femija

BERAT- Tregtia e gazit ne mungese te kushteve te sigurise shkakton tragjedi ne fshatin Lapardha te Beratit. Nje femije ka gjetur vdekjen dhe tre persona te tjere u plagosen rende pas shperthimit ne objektit ku tregtohej me pakice gazi i lengshem. Viktima eshte vajza 9-vjecare e pronarit te dyqanit, Ardenisa, kurse te plagosurit jane bashkeshortet Beqar dhe Zana Cani dhe drejtuesi i autobotit Dashamir Hagaj. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:30 te dites se djeshme, kur autoboti i drejtuar nga 52 vjecari ka mberritur nga Patosi per ne fshatin Lapardha, me qellim furnizimin me 15 mije litra gaz te lengshem te distributorit te tij. Pronari i dyqanit te shitjes me pakice per banoret, Beqar Cani, kishte vendosur ne oborrin e shtepise se tij nje cisterne me kapacitet 15 mije litra, kurse autoboti mbante 30 mije litra. Por grupi hetimor qe hetoi ngjarjen, konstatoi ne fund se shkak per tragjedine eshte bere zjarri brenda objektit ku zihej rakia nga familja Cani, shume prane vendit ku behej shkarkimi nepermjet tubave. Renia ne kontakt e gazit me temperaturen e larte ka sjelle ndezjen e tij dhe me pas perfshirjen ne flake te objektit ku ndodhej e mitura qe humbi jeten menjehere.

Ngjarja

Per rreth nje ore banoret e fshatit Lapardha jane vene nen panik dhe terrorizuar nga flaket e fuqishme qe perfshine shtepine e familjes Cani dhe biznesin e tyre. Frika e shperthimit te cisternes dhe autobotit te ardhur nga Patosi ka bere qe nje pjese e familjeve prane vendngjarjes te evakuoheshin para se te mberrinte policia dhe zjarrfikesit. Flaket jane pare rreth ores 11:30, ndersa shuarja e tyre eshte bere vetem 60 minuta me pas, duke shmangur nje eksplozion te cisternes se sapo mbushur. Brenda 10 minutave, ne fshatin qe eshte afer qytetit te Beratit, vetem 5 km, kane mberritur te pakten tre automjete zjarrfikesish dhe shume uniforma blu. Policet kane mundur qe te ndihmuar nga zjarrfikesit te nderhynin per te larguar autobotin nga flaket, duke e derguar te pakten 500 metra me tej. Me pas punonjesit e repartit kane leshuar per minuta te tera sasi uji te ftohte mbi cisternen, me qellim qe temperatura e zjarrit te mos prekte objektin dhe te shkaktonte shperthim me permasa tragjike. Vetem kur objekti qe sherbente si dyqan dhe i kthyer ne germadhe nuk ka pasur me gjurme zjarri, eshte nderprere operacioni i shuarjes.

Pasojat

Trupat e demtuar nga zjarri te ciftit Behar e Zana Cani, 42 dhe 35 vjece, e te shoferit te autobototit, Dashamir Hagaj, jane derguar menjehere me dy ambulancat qe mberriten ne fshatin Lapardha. Banoret dhe policia u erdhi ne ndihme duke i larguar nga vatra e zjarrit, por pa mundur te shpetonin vogelushen qe gjendej ne objektin e perfshire nga flaket dhe qe ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ndersa zjarrfikesit shuanin flaket ne objekt dhe largonin autobotin, te plagosurit u derguan ne spitalin e beratit per mjekim. Shefi i zjarrfikesve, Dilaver Laci, u shpreh se shmangia e tragjedise u be fale nderhyrjes se menjehershme te punonjesve, kurse vatra fillestare ka qene vendi ku u shkarkua gazi, nje pjese e te cilit u clirua ne ajer dhe ra ne kontakt me zjarrin brenda objektit ku zihej rakia ne nje kazan. Kurse mjeket u shprehen se gjendja shendetesore e te plagosurve ka qene e renduar, pasi kane pasur djegie ne pjese te ndryshme te trupit deri ne shkallen e dyte. Ata jane derguar me urgjence pas 30 minutash drejt Spitalit "Nene Tereza", pavioni i djegieve, per nje mjekim me te specializuar.

Banoret e fshatit ku ndodhi tragjedia jane shprehur se ne rast se do te shperthente si cisterna e palevizshme, nga ku me pas behej mbushja e bombolave te vogla te gazit, ashtu dhe autoboti, pasojat do te ishin katastrofike. "I perket organeve kompetente te mos lejojne ngritjen e pikave te tregtimit te gazit brenda zonave te banuara sic eshte rasti konkret. Si munde te vendoset nje cisterne 15 mije litershe me nje lende te tille djegese brenda zones se banuar", thote Fiqiriu, nje 50 vjecar nga Lapardhaja. Ata kerkuan masa te menjehershme, pasi neglizhenca e autoriteteve mund te sjelle edhe tragjedi me te medha se kjo. Zyrtare te policise dhe Zjarrfikeses konfirmuan se shkak i ndezjes se gazit ishte nje zjarr brenda objektit te tregtimit, qe gjendej prane cisternes, ndersa shkarkimi i gazit ne ajer ka sjelle vetendezjen si pasoje e temperatures se larte. "Vume re nje vater zjarri brenda objektit dhe nje kazan rakie, ndaj dyshojme se ky ka qene shkaku, nje pakujdesi gjate shkarkimit te gazit te lengshem", thane burime nga grupi hetimor per gazeten "KJ" pas ngjarjes. Por banoret qe kane ardhur ne ndihme te te lenduarve, deklaruan se shtepite e tyre gjenden fare prane me kete pike tregtimi dhe kushtet e sigurise lene per te deshiruar, pasi ne rast te shperthimit te cisternes pasojat do te ishin me te renda. Pritet qe autoritetet tatimore te nisin dhe nje kontroll me kete rast, per te verifikuar pikat e gazit prane qendrave te banuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›