E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncohen shkeljet te 2 prokuroreve

Tirane - Prokuroria e Pergjithshme nuk ka marre asnje mase ndeshkuese ndaj dy prokuroreve te Shkodres, te cilet u denoncuan penalisht nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Kallezimi penal u depozitua tre muaj me pare, ne organin qendror te akuzes, pas zbulimit te nje te denuari i cili kishte vuajtur 2 muaj e 13 dite me shume, per arsye se dy prokuroret nuk kishin ekzekutuar vendimin penal te tij. Por kallezimit penal, ne te cilin paraqiteshin provat per prokuroret e Shkodres, Brahim Dragjoshi dhe Arta Marku, u publikua serish dje dhe nuk i eshte dhene ende asnje zgjidhje. Rasti u perserit serish, por kete here ne qytetin e Gjirokastres, ku nje i burgosur ka vuajtur edhe tre dite me shume heqje lirie, sesa i takonte me vendim gjykate. Problemi i mbajtjes me shume ne qeli te denuarve u evidentua pak dite me pare edhe nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, e cila akuzonte Prokurorine e Pergjithshme, per mosekzekutim te vendimeve penale ne kohe. Gjithashtu burgjet sqaronin se kryeprokurorja Ina Rama nuk ka kthyer asnje pergjigje ne lidhje me keto probleme te paraqitura ne institucionin qe ajo drejton. Nga ana tjeter, Prokuroria e Pergjithshme ia kaloi pergjegjesine e saj Ministrise se Drejtesise, ku ne saje te sqarimit kryeprokurorja bente me dije se ministri Enkelejd Alibeaj, eshte vene ne dijeni te ketyre problemeve. Ndersa vartesit e saj kane qene korrekte, pasi vonesat ne ekzekutimin e vendimeve penale kane ardhur nga ana e gjykatave.

Dukuria

Skandali per mbajtjen ne burg me teper, sesa denimi i dhene nga gjykatat per shume te denuar, u evidentua nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, tre muaj me pare. Nje kontroll i ushtruar nga Inspektoriati i Ministrise se Drejtesise, ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe ate te Apelit Shkoder, zbuloi se i denuari Arben Ndoja kishte qendruar padrejtesisht ne burgim per 2 muaj e 13 dite me teper. Nga inspektimi rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, e perbere nga gjyqtari i vetem Andri Ymeri, ne daten 9 janar te vitit 2007, kishte denuar te pandehurin Arben Tom Ndoja me 2 vjet e 2 muaj burgim. Pas apelimit te vendimit nga i pandehuri Ndoja, Gjykata e Apelit Shkoder, e perbere nga gjyqtaret Fuat Vjerdha, kryesues i trupit gjykues, Edlira Petriti dhe Izet Dushaj, anetare, pasi ka gjykuar ceshtjen, ka vendosur denimin e te pandehurit Arben Tom Ndoja me 18 muaj burgim, denim ky i cili u shenua ne procesverbal me vonese, pas aplikimit te gjykimit te shkurtuar, per te cilin ishin vene ne dijeni edhe dy prokuroret. Por, prokurori i Apelit Shkoder, Brahim Dragjoshi dhe prokurorja e Rrethit Shkoder, Arta Marku, e ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve penale, nuk kishin zbatuar urdhrin per ekzekutimin e vendimeve penale dhe mbikeqyrjen e vuajtjes se denimit me burgim. Sipas kallezimit te dorezuar kryeprokurores Ina Rama, tre muaj me pare, behej me dije se dy prokuroret edhe pse kane qene ne dijeni te vendimit perfundimtar te dhene nga gjykata, nuk kishin ekzekutuar lirimin e te denuarit Ndoja, i cili qendroi ne qeli deri sa e shleu teresisht denimin e dhene me vendimin e formes se prere nga gjykata, pa perfituar aplikimin e gjykimit te shkurtuar, edhe pse e kishte perfituar me pare. Ndersa nenet ligjore te shkelura nga dy prokuroreve jane; "heqja e paligjshme e lirise, shperdorimi i detyres, kryerja e veprimeve arbitrare, funksionet e prokurorit etj".

“Imuniteti, ndryshim ne Kushtetute”

Debate ne Kuvend per luften kunder korrupsionit dhe heqjen e mbrojtjes per deputetet

TIRANE - Opozita eshte e gatshme te ndryshoje edhe Kushtetuten e vendit per te hequr imunitetin jo vetem te deputeteve, por gjithe zyrtareve. Gjate diskutimit per problemet ne reformen ne drejtesi ne seance plenare, Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leksaj u shpreh se qeveria ne pushtet po spekulon kur flet per imunitetin e deputeteve. “Gjithsesi, ne kemi bere nje gjest dhe jemi gati te ndryshojme dhe Kushtetuten, qe ju te mos e perdorni me ceshtjen e imunitetit si jorgan per te mbuluar korrupsionin e imunitareve tuaj ne qeveri”, u shpreh Leskaj. Sipas saj, te gjithe te zgjedhurit me imunitet problematike, ndodhen ne qeveri dhe jane te vetmit qe jane me ceshtje penale ne maje te piramides. Nga ana tjeter, Leskaj kritikoi menyren se si po operon qeveria me reformen ne drejtesi dhe ceshtjet e tjera. Per kryetaren e grupit socialist, po kalohet nga nje perqasje e nje reforme integrale, bazuar ne nevojat e sistemit, ne nje nderhyrje sipas saj te interesave te momentit, apo nevojave presioniste te qeverise. “Nuk garantohet reformimi me keto menyra, por deformimi i sistemit, kufizon lirite dhe mandatet e institucioneve kushtetuese ne dem te demokracise dhe shtetit te se drejtes”, theksoi ajo. PS kerkoi qe reforma ne drejtesi apo ceshtja e kufizimit te imunitetit te diskutohen me shume faktore te tjere, si shoqeria civile e struktura te tjera. “Kryeministri tha se reforma ne drejtesi kerkon nje pakt te gjere politik. Me sa duket ka harruar se ne, ofruam paktin per reformen ne drejtesi, i cili u mbeshtet nga te gjitha forcat politike, por qe rri ne sirtaret e Komisionit te Ligjeve”, theksoi Leskaj. Kryetarja socialiste u shpreh se cdo dite e me shume kryeministri i beri thirrje sistemit te drejtesise, te nise nje proces pastrimi brenda tij, ne fakt sipas saj kjo nuk eshte gje tjeter vecse kercenim i drejtesise, prokuroreve dhe gjyqtareve. Prej me shume se tre vitesh, Kuvendi debaton per heqjen e imunitetit te te gjithe zyrtareve te larte te shtetit. Por deri me sot, asnje force politike nuk ka mundur te coje ne seance plenare, projektin per te zhveshur zyrtaret nga pushteti e imuniteti. Rozeta Rapushi

Shitet OSSH, ceket e “CEZ”-it pronare me 102 milione euro

Kompania ceke “CEZ”, do te jete pronarja e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise elektrike. Komisioni i Vleresimit te Ofertave, vendosi dje ne mbremje te skualifikoje kompanine italiane “ENEL”, pasi nuk plotesoi kushtet teknike dhe te shpalle fituese kompanine “CEZ”, e cila ofroi 102 milione euro per te marre pronesine e OSSH-se. Gjate fazes parakualifikuese ne gare moren pjese kater kompani, austriaket “Energy Shtanmark”, “EVN”, ajo italiane “ENEL” si dhe cekja “CEZ”. Gjate oreve te paradites se djeshme u be e ditur se dy kompanite e para ishin terhequr nga tenderi, pasi nuk kishin dorezuar asnje oferte dhe zyrtarisht ne kete gare ishin vetem kompania italiane “ENEL” dhe ajo ceke “CEZ”. Por, pas hapjes se dokumentacionit perkates, Komisioni i Vleresimit te Ofertave i perbere nga 9 anetare, vendosi qe te skualifikoje kompanine “ENEL”, pasi oferta teknike e saj nuk ishte ne perputhje me udhezimet e percaktuara ne dokumentet standarde te tenderit. Keshtu, ne dokumentacion mungonte “Plani i Biznesit”, teksti i formes se aplikimit ne tender nuk i permbahet Aneksit 15 te “Udhezimeve per Ofertuesit” si dhe mungonte drafti i Marreveshjes per Blerjen e Aksioneve me komentet e kufizuara. Nderkohe, sipas KVO-se, dokumentacioni i paraqitur nga kompania ceke “CEZ”, rezultoi ne perputhje te plote me dokumentet standarde te tenderit dhe kishte nje oferte prej 102 milione eurosh. Pas kesaj procedure, Komisioni i Vleresimit te Ofertave do te beje vleresimin e saj dhe me pas do t’i propozoje qeverise shqiptare shpalljen e fituesit.

Stabiliteti financiar dhe sfidat e sistemit bankar

Nga Ardian Fullani*

Guvernator i Bankes se Shqiperise

Te nderuar drejtues te bankave ne Shqiperi,

Te nderuar pjesemarres,

Pothuajse kane kaluar 6 muaj qe nga koha kur zhvilluam forumin e pare te hapur, ne qender te se cilit ishin arritjet dhe sfidat qe karakterizonin sistemin bankar ne Shqiperi.

Sot jemi mbledhur perseri, per te vijuar me tej debatin e nisur 6-muaj me pare, me vullnetin dhe synimin per te konsoliduar me tej stabilitetin e sistemit bankar ne Shqiperi. Forumin e pare e konsideroj te suksesshem, produkt i te cilit ishin nje sere vendimesh te rendesishme te marra kohet e fundit. Po keshtu, kam bindjen se edhe diskutimet e sotme do te jene produktive dhe do t’i sherbejne analizimit te kujdesshem te veprimtarise se sistemit bankar, vecanerisht ne kontekst dhe te zhvillimeve te fundit ne tregjet financiare ne bote.

Fillimisht do te ndaj me ju nje vleresim te pergjithshem mbi situaten financiare te sektorit bankar dhe shkallen e ndikimit te tij prej zhvillimeve ne tregjet financiare nderkombetare.

Gjate gjashtemujorit te pare te vitit 2008, sektori bankar ka vijuar rritjen e tij te qendrueshem.

Sistemi bankar ne Shqiperi eshte fitimprures, i mirekapitalizuar dhe likuid. Rezultati i mire financiar, vijon te mbeshtetet prej zgjerimit te shpejte te veprimtarive me kthim te larte nga investimi. Ne fund te qershorit 2008, portofoli i kredive te sektorit bankar arriti ne pothuaj 43 per qind te totalit te aktiveve, nje rritje prej 3.6 pike perqindje ne krahasim me fundin e vitit 2007.

Burimi kryesor i financimit te veprimtarise mbeten depozitat e publikut, te cilat perfaqesojne 80 per qind te totalit te aktiveve. Financimi i veprimtarise nepermjet linjave te kreditimit te marra nga grupet bankare zoteruese eshte rritur ne gjashtemujorin e pare te vitit 2008, duke u ngjitur prane nivelit 9 per qind te totalit te aktiveve.

Ne fund te qershorit 2008, kthimi nga investimi i aktiveve mesatare rezultoi 1.3 per qind, ndersa kthimi nga investimi mbi kapitalin aksioner rezultoi 16.6 per qind. Treguesi i kapitalizimit te sektorit financiar dhe vecanerisht te atij bankar eshte rritur lehte. Norma e mjaftueshmerise se kapitalit per sektorin bankar, ka shfaqur nje rritje te lehte ne fund te gjashtemujorit te pare te vitit 2008 duke u ngjitur ne nivelin 17.3 per qind.

Treguesi i likuiditetit vazhdon te mbetet ne nivele me te larta se vendet e tjera te rajonit. Aktivet likuide te sektorit bankar perfaqesojne 47 per qind te totalit te aktiveve, duke shenuar nje renie prej rreth 5.7 pike perqindje ne krahasim me fundin e vitit 2007.

Perhapja e krizes se ekonomise amerikane ne tregjet nderkombetare financiare dhe paqartesia per natyren e efekteve, per harten e institucioneve, per llojin e instrumenteve dhe per permasat e saj, teorikisht rrit rrezikun e ndikimit te sistemit financiar ne vend. Praktikisht kjo krize nuk e ka shtrire ndikimi e vet ne aktivitetin bankar ne Shqiperi.

Imuniteti i sistemit tone ndaj kesaj krize rrjedh nga disa faktore si:

• niveli relativisht i ulet i ekspozimit te sistemit tone financiar ndaj institucioneve te huaja financiare;

• niveli i ulet te integrimit ne pergjithesi; dhe

• mirekapitalizimi i veprimtarise se grupeve bankare evropiane dhe te filialeve te tyre qe veprojne ne vendin tone.

Ne pergjithesi, gjykojme se aktualisht nuk ka ndonje rrezik i cili ka mundesi te larte materializimi dhe qe mund te demtoje ne menyre te menjehershme dhe te rende veprimtarine e sistemit financiar. Megjithate, ne vijim deshiroj qe me poshte te ndalem pak me hollesisht ne analizen e rreziqeve per sektorin bankar.

Analizat e skenareve te rrezikut, konfirmojne qe sektori bankar eshte ne gjendje te mire per te perballuar rreziqet e ndryshme qe mund te rrjedhin si rezultat i levizjeve te padeshirueshme ne kursin e kembimit dhe ne normat e interesit.

Megjithate, nevojitet nje ndjekje e kujdesshme e ecurise se cilesise se aktiveve dhe ka ardhur koha per t’i kushtuar nje vemendje me te madhe ecurise se treguesve te likuiditetit. Kur analizohen keto te fundit, eshte e rendesishme qe te mbani ne konsiderate disa elemente:

Se pari, mungesa e nje tregu te zhvilluar te parase dhe te tregtimit te letrave me vlere, kufizon mundesite e institucioneve financiare per te plotesuar nevojat e papritura per likuiditet nepermjet shitjes se aktiveve te konsideruara si “likuide”. Per shkak te krizes financiare ne tregjet e huaja, eshte veshtiresuar gjithashtu tregtimi per disa letra me vlere qe me pare preferoheshin nga investitoret;

Se dyti, diferencat ne madhesine e institucioneve ne sektorin bankar, sasia dhe cilesia e kolateralit, si edhe kufizimet per ekspozimet e drejtperdrejta mes institucioneve, veshtiresojne qarkullimin e fondeve likuide ne tregun nderbankar ne kohen dhe ne madhesine e kerkuar;

Se treti, per shkak te rritjes se konkurrences, ekziston rreziku i krijimit te mosperputhjeve te rendesishme midis aktiveve dhe burimeve te financimit ne bilanc, per sa i takon llojit te monedhes dhe afatit te maturimit;

Se katerti, disa nga institucionet i jane drejtuar gjithashtu huamarrjes nga grupet bankare zoteruese, ne nje perpjekje per te ruajtur shpejtesine dhe madhesine e kreditimit;

Se pesti, per shkak te faktoreve objektive qe kane kushtezuar ne kohe mungesen e eficiences, sektori bankar ne vendin tone ka pasur nivele mjaft te larta likuiditeti. Ne kushtet e rritjes se konkurrences dhe permiresimit te eficiences, eshte objektivisht e pritshme qe treguesit e likuiditetit te vijne ne renie. Keta faktore, veshtiresojne percaktimin e nivelit optimal te likuiditetit, ne te cilin rritja e eficiences ne perdorimin e fondeve nuk cenon aftesine e institucionit per te perballuar rreziqet e veprimtarise.

Te gjitha keto elemente, konfirmojne nevojen qe strukturat drejtuese te bankave te ndjekin praktika qe lejojne vete institucionin te plotesoje nevojat e pritshme per likuiditet ne menyre te pavarur, por duke pasur edhe alternativa te cilat permiresojne aftesine e tyre per te gjeneruar likuiditet ne rast nevoje. Ju duhet te rishikoni cilesine e portofolit te letrave me vlere, vecanerisht ate ne valute, per te realizuar karakteristikat optimale te sigurise dhe te tregtueshmerise. Gjithashtu, portofoli i vendosjeve ne valute ne formen e depozitave ose produkteve te ngjashme me to prane institucioneve financiare te huaja, duhet te kete objektiv kryesor sigurine e investimit dhe pershtatshmerine e afatit te maturimit.

Ne nje kuader me te gjere, duhet te rivleresoni pershtatshmerine e niveleve te treguesve te caktuar per sa i takon diferencave ne afatet e maturimit dhe ne llojin e valutes se aktiveve dhe te burimeve te financimit.

Cilesia e aktiveve, e diktuar kryesisht nga cilesia e portofolit te kredise, mbetet nje element i vazhdueshem rreziku per veprimtarine bankare ne pergjithesi. Renia e cilesise se aktiveve, demton jo vetem te ardhurat e institucionit por cenon edhe poziten e tij te likuiditetit. Ne rastin e sektorit bankar ne vendin tone cilesia e portofolit te kredise ka ardhur ne renie, por kjo renie ka qene graduale dhe situata paraqitet e teresisht e kontrollueshme. Rritja e shpejte e kredise dhe veshtiresite qe mund te ndeshin sektore te vecante te ekonomise qe jane kredituar ne menyre te ndjeshme, jane faktore qe do te vazhdojne te ushtrojne presion mbi cilesine e kredise edhe ne te ardhmen e afert. Ne keto kushte, eshte e rendesishme qe te ndiqni nje politike te identifikimit sa me te shpejte te kredise me probleme ne bankat tuaja dhe te krijoni menjehere fondet perkatese rezerve. Banka e Shqiperise, do te rrise numrin e kontrolleve dhe efektivitetin per te monitoruar dhe verifikuar ne vazhdimesi kete proces.

Banka e Shqiperise, nepermjet Departamentit te Mbikeqyrjes, ka ndjekur me kujdes dhe ne vijimesi dinamiken e zhvillimeve ne sektorin bankar pjese e te cilave jane edhe zhvillimet e koheve te fundit lidhur me normat e interesit mbi produktet e ofruara ne treg. Keto norma interesi vleresojme se jane agresive duke dhene ndikim si ne marzhe ashtu dhe me potencial rreziku per sa i perket struktures se bilancit kontabel.

Sic jeni ne dijeni ne kemi kerkuar informacion prej jush per strategjine dhe procedurat e ndjekura nga ana e bankes suaj ne lidhje me aplikimin e ketyre kushteve dhe normave te interesit, qellimin dhe argumentimin e ketyre vendimmarrjeve si dhe strukturat e perfshira.

Per ne mbetet themelore, qe cdo vendim i marre te jete produkt i analizave te thella, nga niveli i nje eksperti te thjeshte deri ne struktura vendimmarrese duke i vene nje theks te vecante edhe efektit ne rezultatin financiar. I gjithe procesi duhet te jete transparent, i kuptueshem dhe i asimilueshem nga publiku i gjere. Perndryshe mund te kete efekte te kunderta.

Vera qe lame pas, provoi se konkurrenca per tregje eshte nje element percaktues i sjelljes se sistemit bankar shqiptar. Eshte e vertete qe behet fjale per nje parim themelor te funksionimit te ekonomise se lire: KONKURRENCEN. Megjithate, ne momentin qe parimet e tjera tregut, per shembull, ai i maksimalizimit te fitimit, nuk jane me ne te njejten gjatesi vale, atehere balancat ndermjet tyre mund te prishen e per rrjedhim elemente te ndryshem rreziku mund te behen te pranishem. E perseris nga takimi i meparshem se eshte e nevojshme te konsideroni pasojat makroekonomike te sjelljeve tuaja ne nivel industrie e institucioni, sepse ato jane faktore te rendesishem per stabilitetin afatgjate te institucioneve tuaja dhe te sistemit ne teresi.

Dallimi midis bankave te medha dhe te vogla, kur bie fjala per besimin e publikut ndaj sistemit ne teresi eshte relativ. Cdo banke ka rolin dhe vendin e saj ne sistem dhe dallimi midis konceptit banke e vogel apo banke e madhe ne kontekstin e rreziqeve sistematike sa vjen e zbehet.

Po keshtu, kriza e tregut financiar ne SHBA u shkaktua nga pakujdesia e institucioneve financiare per te vleresuar qendrueshmerine e borxhit privat dhe per te vleresuar sakte efektin e zhvillimeve makroekonomike mbi buxhetin e familjeve amerikane. Pasojat e saj na sjellin ne mendje shprehjen se “cdo gje e ka nje cmim dhe se asgje nuk vjen falas”.

Duke iu referuar ceshtjeve te trajtuar ne forumin e prillit, do doja te risillja ne vemendjen tuaj dy ceshtje te tjera qe mendoj se mbeten prioritetet te padiskutueshme per punen tone ne te ardhmen.

Sikunder u premtua ne forumin e pare, me hyrjen e tij ne fuqi ne date 19 gusht 2008, eshte ne veprim Ligji “Per marreveshjet e riblerjes”. Pavaresisht se ky projekt eshte lajmeruar heret nga ana jone, sipas informacionit qe vjen nga stafi operacional i Bankes se Shqiperise dhe bankave respektive te nivelit te dyte, konstatohet se hyrja ne fuqi e ligjit ju ka gjetur te papergatitur. Ne keto kushte, do ju kerkoja qe ceshtja e lidhjes se kontratave per realizimin e marreveshjeve te riblerjes te vihet urgjentisht ne axhenden afatshkurter te punes suaj.

Stafi juaj juridik, duhet te vleresoje ne menyre te barabarte si produktet e retailit me ato te Departamentit te Thesarit. Asistenca e Bankes se Shqiperise si ne aspektin juridik ashtu edhe ate operacional nuk do t’iu mungoje, por nga ana tjeter Banka e Shqiperise nuk do te faktorizoje ne planifikimin e nevojave per likuiditet, mungesen e tij qe shkaktohet nga moszbatimi i ligjit te marreveshjeve te riblerjes.

Me vjen mire te konfirmoj se grupi i rregulloreve qe ju komunikuam ne forumin e pare, pas nje dakortesie te pergjithshme per dobishmerine e tyre, tashme jane ne fuqi. Tashme, Banka e Shqiperise pret reagime te shpejta, duke minimizuar ekzekutimin e detyrueshem te tyre nga ana jone. Rregulloret e reja shtojne kujdesin ne elaborimin dhe mbrojtjen ndaj rrezikut te kredive ne valute. Nuk dua te fsheh qendrimin tone se Shqiperise i nevojitet nje sistem bankar likuid dhe i mirekapitalizuar, sidomos nisur nga situata te cilen po perjetojme. Pjese e rendesishme e paketes se fundit jane dhe rregulloret e transparences dhe detyrimit per publikim.

Tashme ne kemi bere hapa drejt nje tregu me te rregulluar gje qe duhet te ndiqet edhe nga palet e tjera. Ketu e kam fjalen, per klientelen e bankave, qe aktualisht ka mund dhe duhet te njihet me te gjithe te drejtat e tyre ne raport me banken qe ju sherben.

Ne cdo takim me ju, do te theksoj nevojen e forcimit te kontrollit mbi veprimtarine e institucionit qe drejtoni. Krahas faktit qe vetem keshtu mund te realizohet filozofia personale e secilit prej jush ne zhvillimin e institucionit, ky proces eshte jetik ne mbarevajtjen dhe sigurine e veprimtarise se tij, aq me teper ne kushtet e zgjerimit te shpejte te saj. Ne kete kuader, strukturat e kontrollit duhet te veprojne realisht dhe te shtrihen ne te gjitha veprimtarite e bankes. Ne mungese te nje procesi te mire te mbledhjes, te perpunimit dhe te raportimit se te dhenave te veprimtarise, procesi i kontrollit mbi veprimtarine e institucionit eshte i kercenuar.

Procesi i mbledhjes dhe i perpunimit se te dhenave te sektorit bankar eshte permiresuar ne vite si rezultat i investimit ne sisteme bashkekohore te teknologjise. Megjithate, ne mjaft raste konstatohet se adoptimi i ketyre sistemeve behet ne menyre te pjesshme dhe te nxituar, duke mos shfrytezuar potencialin e plote te tyre, duke cenuar njohjen e tyre nga ana e personelit dhe duke dobesuar kontrollin e nevojshem njerezor mbi keto sisteme. Ne kete menyre, segmentohet procesi i kontrollit mbi veprimtarine e institucionit, dhe veshtiresohet procesi i mbledhjes, i perpunimit dhe i raportimit se te dhenave ne cilesine dhe ne kohen e duhur. Per pasoje, ju si drejtues te bankave dhe ne si autoritet rregullativ i sistemit, rrezikojme te marrim vendime mbi te dhena qe nuk jane plotesisht te sakta dhe jane per me teper “te vjetruara”. Ky problem, i cili gjendet ne nivele te ndryshme ne banka te ndryshme, duhet te gjej nje zgjidhje perfundimtare. Kjo situate duhet te ndryshoje dhe per kete kerkoj angazhimin tuaj dhe te aksionereve.

Me konkretisht kerkoj qe sa me shpejt cdo banke:

a) te beje nje analize “kosto/rrezik” se te gjitha veprimtarive te saj, dhe te shtrije sistemet e teknologjise se informacionit, te pakten ne ato drejtime te veprimtarise ku rreziku ne mungesen e saktesise se proceseve eshte me i madh;

b) te vendose ne “rrjet” te gjitha deget dhe veprimtarine e saj;

c) te forcoje strukturat njerezore te kontrollit, ne te gjitha proceset e veprimtarise, vecanerisht ne operacionet e thesarit, te mbledhjes se depozitave dhe te dhenies se kredive, si edhe te kryerjes se transfertave / pagesave;

d) te dokumentoje te gjithe procesin, duke evidentuar qarte strukturat dhe personat pergjegjese si edhe duke rregulluar procesin e delegimit te pergjegjesive.

Duke iu rikthyer situates ne tregjet financiare nderkombetare, dua te theksoj se per te gjithe ne eshte e pafalshme cdo lloj neglizhence ne lidhje me vleresimin serioz te zhvillimeve te fundit ne keto tregje.

Monitorimi dhe vleresimi rast pas rasti i cdo episodi, i cdo lajmi, veprimi apo edhe reagimi te pjesemarresve ne tregjet e ndryshme, duhet te shnderrohet aktualisht ne nje rutine te perditshme te punes sone, vecanerisht kur bie fjala per marrjen e masave energjike ne perputhje me kete situate. Ne kete kuader, zgjerimi i mundshem i linjave te kreditimit nga grupet bankare zoteruese dhe mundesia e rritjes se varesise se sektorit bankar prej tyre, perfaqeson nje element te shtuar rreziku. Ju duhet te shmangni me cdo kusht krijimin e varesise nga keto fonde, si edhe t’i kushtoni kujdes shmangies se thellimit te diferencave ne llojin e monedhes dhe ne afatin e maturimit, qe mund te rrjedhin prej saj.

Ne kuadrin e zhvillimeve ekonomike globale, pasiguria per zhvillimet e ardhshme ne cmimet e mallrave te konsumit dhe ne rritjen ekonomike ne vendet e Bashkimit Evropian te Zones se Euros dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te diktoje ecurine e normave te interesit ne tregjet e parase dhe te kredise, si edhe ecurine e kursit te kembimit. Nepermjet ekspozimit te sektorit tone financiar ne burime dhe aktive te percaktuara ne valute, keto levizje mund te ndjehen edhe ne tregun e brendshem. Ekziston gjithashtu rreziku qe percjellja e veshtiresive qe ndesh ekonomia e vendeve evropiane dhe me gjere, te pasqyrohet edhe ne vendin tone nepermjet uljes se prurjeve financiare nga emigrantet, perkeqesimit te deficitit tregtar dhe uljes se investimeve te huaja te drejtperdrejta.

Ndonese shkalla e materializimit te ketyre rreziqeve dhe madhesia e tyre nuk priten te jene te rendesishme, ju duhet te vleresoni ndikimin e ketyre skenareve ne objektivat e tyre te zhvillimit dhe te merrni masat e nevojshme per mbrojtjen ndaj tyre. Ne nje kuader me te pergjithshem, ne raportet tuaja me institucionet aksionere zoteruese kujtoni qe ju drejtoni institucionet bankare qe veprojne ne Shqiperise dhe jeni pergjegjes ndaj autoriteteve dhe ndaj publikut te ketij vendi, per mbarevajtjen e veprimtarise se institucionit tuaj.

Ne pergjithesi, nevojitet rritja e vigjilences nga ana juaj per te ruajtur ekspozime sa me te uleta ne tregjet financiare nderkombetare, si edhe per te siguruar nje veprimtari te mirekapitalizuar dhe likuide.

Banka e Shqiperise do te verifikoje qe ju po ndermerrni ne vijim veprimet e nevojshme konkrete per te ruajtur dhe per te permiresuar aftesine per te gjeneruar ne vazhdimesi rezultat financiar pozitiv, duke ruajtur cilesine e aktiveve dhe treguesit e likuiditetit. Nese do ta konsiderojme te nevojshme, si autoritet rregullativ i sektorit bankar, do t’i orientojme dhe do t’i mbeshtesim keto veprime, nepermjet rishikimit te vazhdueshem dhe krijimit te stimujve te nevojshem rregullative.

(*) Fjala e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, dje ne forumin e hapur me aktoret e sistemit bankar shqiptar

Gazi sjell tragjedi, vdes femija

Eriola Hazizolli

BERAT- Tregtia e gazit ne mungese te kushteve te sigurise shkakton tragjedi ne fshatin Lapardha te Beratit. Nje femije ka gjetur vdekjen dhe tre persona te tjere u plagosen rende pas shperthimit ne objektit ku tregtohej me pakice gazi i lengshem. Viktima eshte vajza 9-vjecare e pronarit te dyqanit, Ardenisa, kurse te plagosurit jane bashkeshortet Beqar dhe Zana Cani dhe drejtuesi i autobotit Dashamir Hagaj. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:30 te dites se djeshme, kur autoboti i drejtuar nga 52 vjecari ka mberritur nga Patosi per ne fshatin Lapardha, me qellim furnizimin me 15 mije litra gaz te lengshem te distributorit te tij. Pronari i dyqanit te shitjes me pakice per banoret, Beqar Cani, kishte vendosur ne oborrin e shtepise se tij nje cisterne me kapacitet 15 mije litra, kurse autoboti mbante 30 mije litra. Por grupi hetimor qe hetoi ngjarjen, konstatoi ne fund se shkak per tragjedine eshte bere zjarri brenda objektit ku zihej rakia nga familja Cani, shume prane vendit ku behej shkarkimi nepermjet tubave. Renia ne kontakt e gazit me temperaturen e larte ka sjelle ndezjen e tij dhe me pas perfshirjen ne flake te objektit ku ndodhej e mitura qe humbi jeten menjehere.

Ngjarja

Per rreth nje ore banoret e fshatit Lapardha jane vene nen panik dhe terrorizuar nga flaket e fuqishme qe perfshine shtepine e familjes Cani dhe biznesin e tyre. Frika e shperthimit te cisternes dhe autobotit te ardhur nga Patosi ka bere qe nje pjese e familjeve prane vendngjarjes te evakuoheshin para se te mberrinte policia dhe zjarrfikesit. Flaket jane pare rreth ores 11:30, ndersa shuarja e tyre eshte bere vetem 60 minuta me pas, duke shmangur nje eksplozion te cisternes se sapo mbushur. Brenda 10 minutave, ne fshatin qe eshte afer qytetit te Beratit, vetem 5 km, kane mberritur te pakten tre automjete zjarrfikesish dhe shume uniforma blu. Policet kane mundur qe te ndihmuar nga zjarrfikesit te nderhynin per te larguar autobotin nga flaket, duke e derguar te pakten 500 metra me tej. Me pas punonjesit e repartit kane leshuar per minuta te tera sasi uji te ftohte mbi cisternen, me qellim qe temperatura e zjarrit te mos prekte objektin dhe te shkaktonte shperthim me permasa tragjike. Vetem kur objekti qe sherbente si dyqan dhe i kthyer ne germadhe nuk ka pasur me gjurme zjarri, eshte nderprere operacioni i shuarjes.

Pasojat

Trupat e demtuar nga zjarri te ciftit Behar e Zana Cani, 42 dhe 35 vjece, e te shoferit te autobototit, Dashamir Hagaj, jane derguar menjehere me dy ambulancat qe mberriten ne fshatin Lapardha. Banoret dhe policia u erdhi ne ndihme duke i larguar nga vatra e zjarrit, por pa mundur te shpetonin vogelushen qe gjendej ne objektin e perfshire nga flaket dhe qe ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ndersa zjarrfikesit shuanin flaket ne objekt dhe largonin autobotin, te plagosurit u derguan ne spitalin e beratit per mjekim. Shefi i zjarrfikesve, Dilaver Laci, u shpreh se shmangia e tragjedise u be fale nderhyrjes se menjehershme te punonjesve, kurse vatra fillestare ka qene vendi ku u shkarkua gazi, nje pjese e te cilit u clirua ne ajer dhe ra ne kontakt me zjarrin brenda objektit ku zihej rakia ne nje kazan. Kurse mjeket u shprehen se gjendja shendetesore e te plagosurve ka qene e renduar, pasi kane pasur djegie ne pjese te ndryshme te trupit deri ne shkallen e dyte. Ata jane derguar me urgjence pas 30 minutash drejt Spitalit “Nene Tereza”, pavioni i djegieve, per nje mjekim me te specializuar.

Banoret e fshatit ku ndodhi tragjedia jane shprehur se ne rast se do te shperthente si cisterna e palevizshme, nga ku me pas behej mbushja e bombolave te vogla te gazit, ashtu dhe autoboti, pasojat do te ishin katastrofike. “I perket organeve kompetente te mos lejojne ngritjen e pikave te tregtimit te gazit brenda zonave te banuara sic eshte rasti konkret. Si munde te vendoset nje cisterne 15 mije litershe me nje lende te tille djegese brenda zones se banuar”, thote Fiqiriu, nje 50 vjecar nga Lapardhaja. Ata kerkuan masa te menjehershme, pasi neglizhenca e autoriteteve mund te sjelle edhe tragjedi me te medha se kjo. Zyrtare te policise dhe Zjarrfikeses konfirmuan se shkak i ndezjes se gazit ishte nje zjarr brenda objektit te tregtimit, qe gjendej prane cisternes, ndersa shkarkimi i gazit ne ajer ka sjelle vetendezjen si pasoje e temperatures se larte. “Vume re nje vater zjarri brenda objektit dhe nje kazan rakie, ndaj dyshojme se ky ka qene shkaku, nje pakujdesi gjate shkarkimit te gazit te lengshem”, thane burime nga grupi hetimor per gazeten “KJ” pas ngjarjes. Por banoret qe kane ardhur ne ndihme te te lenduarve, deklaruan se shtepite e tyre gjenden fare prane me kete pike tregtimi dhe kushtet e sigurise lene per te deshiruar, pasi ne rast te shperthimit te cisternes pasojat do te ishin me te renda. Pritet qe autoritetet tatimore te nisin dhe nje kontroll me kete rast, per te verifikuar pikat e gazit prane qendrave te banuara.

Denoncohen shkeljet te 2 prokuroreve

Redinalda Caushaj

Tirane – Prokuroria e Pergjithshme nuk ka marre asnje mase ndeshkuese ndaj dy prokuroreve te Shkodres, te cilet u denoncuan penalisht nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Kallezimi penal u depozitua tre muaj me pare, ne organin qendror te akuzes, pas zbulimit te nje te denuari i cili kishte vuajtur 2 muaj e 13 dite me shume, per arsye se dy prokuroret nuk kishin ekzekutuar vendimin penal te tij. Por kallezimit penal, ne te cilin paraqiteshin provat per prokuroret e Shkodres, Brahim Dragjoshi dhe Arta Marku, u publikua serish dje dhe nuk i eshte dhene ende asnje zgjidhje. Rasti u perserit serish, por kete here ne qytetin e Gjirokastres, ku nje i burgosur ka vuajtur edhe tre dite me shume heqje lirie, sesa i takonte me vendim gjykate. Problemi i mbajtjes me shume ne qeli te denuarve u evidentua pak dite me pare edhe nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, e cila akuzonte Prokurorine e Pergjithshme, per mosekzekutim te vendimeve penale ne kohe. Gjithashtu burgjet sqaronin se kryeprokurorja Ina Rama nuk ka kthyer asnje pergjigje ne lidhje me keto probleme te paraqitura ne institucionin qe ajo drejton. Nga ana tjeter, Prokuroria e Pergjithshme ia kaloi pergjegjesine e saj Ministrise se Drejtesise, ku ne saje te sqarimit kryeprokurorja bente me dije se ministri Enkelejd Alibeaj, eshte vene ne dijeni te ketyre problemeve. Ndersa vartesit e saj kane qene korrekte, pasi vonesat ne ekzekutimin e vendimeve penale kane ardhur nga ana e gjykatave.

Dukuria

Skandali per mbajtjen ne burg me teper, sesa denimi i dhene nga gjykatat per shume te denuar, u evidentua nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, tre muaj me pare. Nje kontroll i ushtruar nga Inspektoriati i Ministrise se Drejtesise, ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe ate te Apelit Shkoder, zbuloi se i denuari Arben Ndoja kishte qendruar padrejtesisht ne burgim per 2 muaj e 13 dite me teper. Nga inspektimi rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, e perbere nga gjyqtari i vetem Andri Ymeri, ne daten 9 janar te vitit 2007, kishte denuar te pandehurin Arben Tom Ndoja me 2 vjet e 2 muaj burgim. Pas apelimit te vendimit nga i pandehuri Ndoja, Gjykata e Apelit Shkoder, e perbere nga gjyqtaret Fuat Vjerdha, kryesues i trupit gjykues, Edlira Petriti dhe Izet Dushaj, anetare, pasi ka gjykuar ceshtjen, ka vendosur denimin e te pandehurit Arben Tom Ndoja me 18 muaj burgim, denim ky i cili u shenua ne procesverbal me vonese, pas aplikimit te gjykimit te shkurtuar, per te cilin ishin vene ne dijeni edhe dy prokuroret. Por, prokurori i Apelit Shkoder, Brahim Dragjoshi dhe prokurorja e Rrethit Shkoder, Arta Marku, e ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve penale, nuk kishin zbatuar urdhrin per ekzekutimin e vendimeve penale dhe mbikeqyrjen e vuajtjes se denimit me burgim. Sipas kallezimit te dorezuar kryeprokurores Ina Rama, tre muaj me pare, behej me dije se dy prokuroret edhe pse kane qene ne dijeni te vendimit perfundimtar te dhene nga gjykata, nuk kishin ekzekutuar lirimin e te denuarit Ndoja, i cili qendroi ne qeli deri sa e shleu teresisht denimin e dhene me vendimin e formes se prere nga gjykata, pa perfituar aplikimin e gjykimit te shkurtuar, edhe pse e kishte perfituar me pare. Ndersa nenet ligjore te shkelura nga dy prokuroreve jane; “heqja e paligjshme e lirise, shperdorimi i detyres, kryerja e veprimeve arbitrare, funksionet e prokurorit etj”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›