E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani i Topit, shtyhet emerimi i rruges

Shtyhet zevendesimi i emertimit i rruges “Jul Variboba”, me emrin e presidentit te ndjere te “Top Media”, Dritan Hoxha. Keshilli Bashkiak i Tiranes ka vendosur dje qe te shtyje per nje seance tjeter vendimet qe kishin te benin me emertimet e disa rrugeve dhe te nje shkolle. Me konkretisht, ne projektvendimin propozuar nga kryetari i Bashkise se Tiranes, kerkohet vendosja e emrit te te ndjerit Dritan Hoxha ne rrugen qe aktualisht mban emrin e shkrimtarit te pare shqiptar, qe botoi nje veper thjesht letrare. Ndersa emri i ketij te fundit, eshte propozuar qe te kaloje ne emertimin e nje shkolle.

Shtyrja

Keshtu, nje ceshtje e tille eshte vendosur te diskutohet ne mbledhjen e ardhshme, per shkak se priten debate. Nje gje e tille pritet te ndodhe per shkak se ne komisionet paraprake te bashkise se Tiranes, nje pjese e keshilltareve nuk e kane pritur mire nje gje te tille. Edhe dje, anetaret, sidomos ata te Levizjes Socialiste per Integrim kane shprehur rezervat e tyre ne lidhje me kete ndryshim. Kjo nuk lidhet aspak me emrin e ri qe eshte propozuar te mbaje rrugica perballe godines se Top Medias, por me faktin se Jul Variboba eshte nje personalitet i letrave shqipe, duke u cilesuar si i pari qe shkroi nje veper letrare, per shkak se deri atehere ishin botuar vetem vepra me teme fetare, ose poezi te shkurtra. Por ai njihet si autori i pare qe kaloi nga poezite e thjeshta ne poeme. Nga ana tjeter, sipas keshilltareve te Keshillit Bashkiak te Tiranes, banoret e asaj zone, jane mesuar tashme ta identifikojne ate zone me emrin “Jul Variboba”. Nje prej keshilltareve qe kane mbajtur pozicion kundershtues ndaj ketij propozimi ka qene Kico Blushi, ne qendrimin e te cilit mesohet te kete ndikuar vleresimi i poetit, duke qene se edhe ai vete, eshte shkrimtar.

Shkollat

Duke qene se emri i Jul Varibobes eshte propozuar qe te kaloje si emer shkolle, eshte shtyre edhe vendimi per emertimin e disa shkollave. Lidhja ngushte, e ceshtjes se rrugeve dhe shkollave, si nje reaksion zinxhir ne kete rast, ka bere qe keto dy ceshtje te trajtohen me shume kujdes ne mbledhjet pasardhese. Nga ana tjeter anetare te tjere te Keshillit Bashkiak nuk jane shprehur pozitivisht ketij ndryshimi te emrit te kesaj rruge. Kjo, sipas tyre per faktin se tashme kjo rruge njihet me kete emer dhe nese ndryshohet do te nevojitet shume kohe qe te ambientohen qytetaret. Tashme, te gjitha keto diskutime do te vazhdojne gjate mbledhjes se ardhshme te Keshillit, mbledhje gjate se ciles do te shqyrtohet edhe vendimi i emertimit te rruges perballes Top Channel-it, me emrin e Dritan Hoxhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›