E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Imuniteti, ndryshim ne Kushtetute"

TIRANE - Opozita eshte e gatshme te ndryshoje edhe Kushtetuten e vendit per te hequr imunitetin jo vetem te deputeteve, por gjithe zyrtareve. Gjate diskutimit per problemet ne reformen ne drejtesi ne seance plenare, Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leksaj u shpreh se qeveria ne pushtet po spekulon kur flet per imunitetin e deputeteve. "Gjithsesi, ne kemi bere nje gjest dhe jemi gati te ndryshojme dhe Kushtetuten, qe ju te mos e perdorni me ceshtjen e imunitetit si jorgan per te mbuluar korrupsionin e imunitareve tuaj ne qeveri", u shpreh Leskaj. Sipas saj, te gjithe te zgjedhurit me imunitet problematike, ndodhen ne qeveri dhe jane te vetmit qe jane me ceshtje penale ne maje te piramides. Nga ana tjeter, Leskaj kritikoi menyren se si po operon qeveria me reformen ne drejtesi dhe ceshtjet e tjera. Per kryetaren e grupit socialist, po kalohet nga nje perqasje e nje reforme integrale, bazuar ne nevojat e sistemit, ne nje nderhyrje sipas saj te interesave te momentit, apo nevojave presioniste te qeverise. "Nuk garantohet reformimi me keto menyra, por deformimi i sistemit, kufizon lirite dhe mandatet e institucioneve kushtetuese ne dem te demokracise dhe shtetit te se drejtes", theksoi ajo. PS kerkoi qe reforma ne drejtesi apo ceshtja e kufizimit te imunitetit te diskutohen me shume faktore te tjere, si shoqeria civile e struktura te tjera. "Kryeministri tha se reforma ne drejtesi kerkon nje pakt te gjere politik. Me sa duket ka harruar se ne, ofruam paktin per reformen ne drejtesi, i cili u mbeshtet nga te gjitha forcat politike, por qe rri ne sirtaret e Komisionit te Ligjeve", theksoi Leskaj. Kryetarja socialiste u shpreh se cdo dite e me shume kryeministri i beri thirrje sistemit te drejtesise, te nise nje proces pastrimi brenda tij, ne fakt sipas saj kjo nuk eshte gje tjeter vecse kercenim i drejtesise, prokuroreve dhe gjyqtareve. Prej me shume se tre vitesh, Kuvendi debaton per heqjen e imunitetit te te gjithe zyrtareve te larte te shtetit. Por deri me sot, asnje force politike nuk ka mundur te coje ne seance plenare, projektin per te zhveshur zyrtaret nga pushteti e imuniteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›