Gazifikimi i Shqipërisë

Në këtë rrugë duket se po shkon edhe Shqipëria, ndërsa Maqedonia e ka nisur tani si proces.
Vendi ynë nuk është përfshirë në ndonjë rrjet ndërkombëtar të transportit të gazit që vjen kryesisht nga Azerbajxhani, Rusia dhe vende të Gjirit Persik.
Më i mundshmi për momentin është gazsjellësi Transadriatik, i cili-nëse do të jepet vendimi përfundimtar- do të kalojë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Por, për kryeministrin Sali Berisha, pavarësisht nëse këtij gazsjellësi do t’i jepet leja, Shqipëria do të gazifikohet, teksa shprehu vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të bërë gjithçka për suksesin e projektit Transadriatik TAP.
Kryeministri tha se vendimi i fundit i konsorciumit Shah Deniz rrit shanset e projektit TAP, për të qenë projekti fitues për të sjellë gazin nga fusha e gazit Shah Deniz 2, në Evropën Perëndimore. “Këto ditë, konsorciumi Shah Deniz ka marrë një vendim, i cili rrit shanset e gazsjellësit TRANSADRIATIK si fitues i njërës prej fushave më të mëdha të gazit në Evropë, që është Shah Deniz 2. Përzgjedhja nuk është bërë ende. Unë i kam parë titujt e gazetave, por përzgjedhja është një proces që finalizohet më muajt që vijnë. Ne jemi të vendosur e të përgatitur të bëjmë gjithçka për suksesin e këtij projekti, në rast se konsorciumi Shah Deniz 2 e zgjedh këtë si projektin më të mirë, për të sjellë gazin e Kaspikut dhe më vonë, edhe më tutje, atë azer e më vonë më tutje, në Evropën Perëndimore,” u shpreh ai.
Berisha tha se projekt madhor i qeverisë shqiptare në vitet e ardhshme do të jetë gazifikimi i vendit, për realizimin e të cilit pritet së shpejti të ngrihet një komitet i posaçëm. “Ne jemi i vetmi vend në Evropë pa gaz. Shumë shpejt, ne do të ngremë një komitet për gazifikimin e vendit. Gazifikimi i Shqipërisë është një kusht themelor për zhvillimin e vendit, është kusht themelor për të përballuar nevojat në rritje të papërmbajtshme energjetike të vendit. Ndaj cilido që të jetë burimi i gazit që ne do të sigurojmë, projekt ndër më madhorët për vitet që vijnë, në mandatin tjetër, do të kemi gazifikimin e Shqipërisë. Do të fillohet nga puna dhe urojmë e shpresojmë që të vendoset për këtë projekt. Sikundër, pavarësisht nga ky vendim, gazifikimi është jetik për zhvillimin e vendit”, vijoi. Vendimi përfundimtar se cili do të jetë fituesi do të merret në Qershor 2013. /S.Ll/Start/
2012-02-22 15:21