M. e Mbrojtjes flet përçart, komandoja jashtë rrezikut

Ditën e ngjarjes, bëri me dije se kishin mbetur të vrarë dy komando, çka bëri që në familjen e Aleksandër Pecit të niste morti, por pak orë më vonë u tha se ai ishte i plagosur rëndë.
Por, teksa dy ditët e fundit u bë me dije se Peci do të dërgohet në Gjermani për mjekim më të specializuar, sot po e njëjta ministri bën me dije se Peci ndodhet në “Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira”.
“Nëntetar Peci i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë. Operacion ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.
Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet”, thuhet në komunikatë. Megjithatë, nëntetari do të dërgohet në Gjermani se kur nuk dihet, por siç thuhet pasi “gjendja e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani”. /Start/
2012-02-22 16:07