Përfaqësimi rajonal, Zhbogar: Marrëveshje Kosovë-Serbi
PRISHTINE- Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, bën thirrje për një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit lidhur me përfaqësimin rajonal të Kosovës. Duke folur për bisedimet e sotme në Bruksel, ai tha se pranimi i mbishkrimit nga pala kosovare është një hap i madh përpara për Kosovën.
Sipas tij në ditët në vijim, BE-ja do të jetë në gjendje t'i japë Kosovës një pako evropiane, me të cilën do të tregohet se vendi ka një drejtim të qartë europian. “Shpresoj që Kosova të pajtohet me propozimin që është sot në tryezë në Bruksel. Mendoj se është një hap i madh përpara për Kosovën. Ai do t'i mundësojë Kosovës të jetë e pranishme në një tryezë me vende të tjera, pa e pasur UNMIK-un aty”- tha Zhbogar. Sipas tij rezoluta 1244, ka qenë gjithmonë aty, por për herë të parë ajo balancohet me mendimin e GJND-së që, në njëfarë mënyrë, e konfirmon deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)