Gazmend Oketa dhe LSI, kundër PD-së për invalidët
Mazhoranca zbret deri ne 66 numra ne Kuvend. Kjo për shkak se deputeti Gazmend Oketa por edhe LSI nuk i bashkuan votat me demokratet gjate votimit te dy projektligjeve atij për statusin e te verbrit dhe “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik’. Deputeti Gazmend Oketa ka votuar kundër ligjit bashke me opozitën, ndërsa ndërkohe tre deputetet e LSI mes tyre dhe ministri Nasip Naco kane abstenuar. Për me shume se 3 ore, ne salle ku ishin te pranishëm dhe një përfaqësi e këtyre shtesave ne nevoje, janë debatuar ashpër këto ndryshime mes mazhorances dhe opozitës. Ndërkohe para nisjes se seancës dhjetëra te verbër dhe para e tetraplegjike protestuan para parlamentit, duke kërkuar qe te mos votohen dy projektligje qe cenojnë te drejtat e tyre. Ata mbanin ne duar parulla me apelin: Mos na bëni viktimat e para te krizës. Me herët gjate ditës policia bashkiake e Shkodres ndaloi një grup te verbërish dhe paraplegjikesh qe te udhëtonin drejt Tiranes, për tiu bashkuar protestës. Policet ne fakt bllokuan dy autobusët me pretendimin se kishin parkuar kundravajtje./vizionplus