Rama nis vizitën zyrtare në SHBA
Tiranë- Kryetari i Partisë Sociasliste, Edi Rama, është nisur paraditen e sotme për një vizitë zyrtare në SHBA.
Ai është nisur sot në orën 11:00 dhe është shoqëruar në aeroport nga sekretari për Emigracionin, Erion Veliaj dhe këshilltari, Endri Fuga.
Gjithashtu pjesë e kësaj vizite do të jetë dhe një delegacion i përbërë nga deputetët Ilir Beqja, Andis Harasani dhe Ditmir Bushati.
Vizita do të fillojë nesër në auditorin e New York University, ku do të organizohen leksione për studentët dhe folësi kryesor do të jetë kreu i opozitës.
Në bazë të axhendës, Rama do të takohet me zyrtarë të administratës Obama si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.
Shkrime të tjera me interes:
- Rama: I hapëm derën plehrave të komshinjve Tiranë Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar...
- Fushata presidenciale në SHBA, Obama e nis me këngë SHBA- Presidenti amerikan Barak Obama e ka nisur me këngë...
- Rama në Vjenë: Çështja e pronave prioritet i PS- së Vjenë- Kryetari Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë promovimit të libit Kurban...