E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja e plotë e Kosovës me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka publikuar sot marrëveshjen e arritur në Bruksel me Serbinë, lidhur me përfaqësimin rajonal të Kosovës me fusnotë.

1.    Të dy palët konfirmojnë përkushtimin e tyre për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal efektiv dhe gjithëpërfshirës.

2.    Për këtë qëllim, ‘Kosova*’ është shënimi i vetëm që do të përdoret në kuadër të kornizës së bashkëpunimit rajonal.

3.    Fusnota që do të aplikohet në yllthin e cekur në pikën 2 është:

“Ky shënim është pa paragjykim të qëndrimeve për status dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.”

4.    ‘Kosova*’ merr pjesë vetë dhe flet për veten e saj në të gjitha takimet rajonale.

5.    Me rastin e parafimit dhe/ose nënshkrimit të marrëveshjeve të reja, përfaqësuesi i Kosovës*’ do të nënshkruajë në përputhje me shënimin në pikën 2 dhe 3.

6.    Sa i përket ndryshimeve të marrëveshjeve ekzistuese të nënshkruara nga UNMIK-u, asgjë në këto konkluzione nuk do të interpretohet me paragjykim për të drejtat ligjore të UNMIK-ut. Përfaqësuesi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) do të ftohet në takimet e organizuara në kuadër te marrëveshjeve ku është nënshkrues. UNMIK do të vendos nëse dëshiron të marrë pjesë në ndonjërin nga këto takime.

7.    Nikoqirët e takimeve do të inkurajohet që të shmangin shfaqjen e simboleve nacionale përveç të tyre dhe të BE-së, duke marrë parasysh statutet e organizatave përkatëse.

8.    BE-ja si Lehtësuese do t`i informojë organizatat dhe entitetet përkatëse rajonale për aranzhimet për shënimin, përfaqësimin dhe nënshkrimin. Ato duhet të reflektohen në organizimin praktik të takimeve rajonale. BE-ja do ta monitorojë zbatimin e këtyre aranzhimeve.

9.    Të dy palët dhe BE-ja do t`i nxisin partnerët që të mbështesin këto aranzhime dhe të ndihmojnë në zbatimin e tyre.

10.    Organizatat rajonale për të cilat bëhet fjalë në këto konkluzione janë organizatat ose aranzhimet ekzistuese dhe ato të ardhshme ndërqeveritare, qëllimi i të cilave është promovimi i bashkëpunimit ose integrimit në rajonin e Ballkanit. “Takimet rajonale” përfshijnë takimet e këtyre organizatave dhe po ashtu takimet  ad-hoc ose takimet jo-formale me qëllime të ngjashme. Kjo gjithashtu përfshinë takimet me institucionet e BE-së në kontekst të agjendës evropiane.

11.    Këto aranzhime janë miratuar në baza të përkohshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›