Rama në familjen Durda: Gërdeci smbyllet me pazar e pa drejtësi
TIRANË- Vrasje e poshtërim e ka quajtur kreu i PS-së, Edi Rama vendimin e Gjykatës së Tiranës për të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit.
Në vizitën e tij në familjen e Zamira Durdës, në ditën e katër vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, Rama ka deklaruar se kjo tragjedi nuk mund të mbyllet as me një pazar, e as pa drejtësi.
Vendimi që dha Gjykata e Tiranës ishte vrasje e poshtërim- tha Rama, duke akuzuar pushtetin e drejtësisë, që jep drejtësi, sipas tij, në bazë të mundësisë për ta blerë ate.