Stefanoviç: Kosova kërkon të ndryshojë marrëveshjen
BOEGRAD- Shefi i ekipit negociator për Beogradin në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanovi tha sot se Prishtina mund të përfaqësohet vetëm nëpërmjet formulës që është rënë dakord në Bruksel, Kosova me yll dhe një shënim si pjesë e pandarë e emrit.
Situata e sotme, ka thënë ai për mediat vendase, është një përpjekje për të keqpërdorur dhe ndryshuar marrëveshjen në praktikë. Ai tha se është e pamundur që të ndryshojë diçka në atë që është rënë dakord në Bruksel. Stefanovi ka akuzuar Kosovën se po tenton të ndryshojë marrëveshjen.
Shefi i ekipit të Beogradit theksoi se Serbia do të vazhdojë të plotësojë dhe zbatojë me qetësi marrëveshjet e miratuara.