E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazsjellësi TAP, Shqipëria nis hartimin e master-planit

 Burime të METE-s bëjnë të ditur se ka nisur hartimi i master-planit për gazifikimin e Shqipërisë si një nevojë e ngutshme që realizon diversifikimin e burimeve të përdorshme energjetike me leverdi ekonomike.

Gjithashtu burimet thonë se për çdo kalim tubacioni të këtij gazsjellësi ndërkombëtar do të gjendet mënyra e përftimit real për vendin tonë përmes taksave. Përfshirja e kompanive më të mëdha botërore të fushës së gazit në projektin TAP vlerësohet nga ekspertët e METE-s së një mundës mjaft e mirë për thithjen e investimeve të huaja dhe përfitimeve për ekonominë shqiptare në tërësi. 

Projekti TAP parashikon kalimin e tubacioneve të gazit në 140 km rrugëtim në Shqipëri, duke hyrë në zonën e Mirasit në Devoll për të përfunduar në Seman, buzë detit Adriatik.  Mes TAP dhe Zyrës së regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është firmosur një marrëveshje për përdorimin me qera të tokës si për pronarët e tyre, apo dhe ato shtetërore.  Vetëm në Shqipëri parashikohet që të hyjnë për këtë projekt investime të huaja në vlerën 1 miliardë euro, pritet të hapen 3000 vende të reja pune, do të ndërtohen 100 km rrugë të reja dhe do të rehabilitohen 200 km të tjera rrugë. /Start/

                                                                                             2012-05-20 10:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›