E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, aksidentet, policia kërkon kujdes nga maturantët

“Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë së Qarkullimit Rrugor, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit aksidentale në qytetin e Vlorës dhe Sarandës duke garantuar rendin dhe qetësinë për të gjithë pushuesit që do të vizitojnë Qarkun e Vlorës, bën apel për të gjithë prindërit që kanë fëmijë maturantë të mos u japin automjetet në rast se nuk janë të pajisur me leje drejtimi”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, kjo polici u kërkon mësuesve të shkollave që të këshillojnë maturantët në aktivitetet që kanë planifikuar të zhvillojnë për më shumë kujdes dhe për të respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar automjetet vetëm nëse janë të pajisur me leje drejtimi dhe duke mos kryer veprime të rrezikshme si ekspozimi i trupit jashtë automjetit, përdorimi i pijeve alkoolike, tejkalimi i normave të shpejtësisë etj.

“Për të gjithë kundërvajtësit do të merren masa administrative deri në bllokimin e automjetit deri dhe fillimin e procedimeve penale në rast shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjithashtu, marrë shkas po nga ngjarjet e fundit aksidentale gjejmë rastin për tu bërë apel edhe të gjithë administratorëve dhe pronarëve të njësive të shërbimit (hotele restorante) që të tregohen të kujdesshëm gjatë vizitave  turistike nga nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme”, thuhet më tej. /Start/

                                                                                             2012-05-20 11:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›