Liqeni i Kukësit përmbyt fshatrat, 30 familje në izolim

Rreth 30 familje të fshatit Tërthore në Kukës, tashmë do t’iu duhet të lidhen me pjesën tjetër të vendit me anë të barkave.
Mbyllja e digave të liqenit për të rezervuar ujë për prodhimin e energjisë gjatë periudhës së verës, ka rritur maksimalisht nivelin e liqenit, duke shkuar në kuotën e 296 metrave, duke bërë që ujit të ngjitej në tokat bujqësore të banorëve.
Situata nuk pritet të përmirësohet shpejt, ndërsa banorët tashmë janë të rrezikuar seriozisht edhe në banesat e tyre, teksa të mbjellat tashmë janë prishur. Ata kërkojnë ndihmë nga pushteti vendor. /Start/
2012-05-20 11:04