Vrasja e Rizik, tritoli u vu nga ekspertë xhenierë

Pas marrjes së të gjitha provave në vendngjarje ekspertët kanë konkluduar se 43- vjeçari, baba i dy fëmijëve ka humbur jetën pasi në portën e jashtme të shtëpisë së tij ishte vendosur tritol dhe jo një granatë.
Ekspertiza ka mbërritur në organin e akuzës ndërsa burime pranë saj thanë për “AS” se shpërthimi i lëndës plasëse nuk është kryer me telekomandë, por manualisht me hapjen e portës nga ana e viktimës. Nga të gjitha të dhënat e dërguara në prokurorinë e Tiranës bëhet me dije se brenda lëndës plasëse i është futur një fill i hollë me kokë metalike ndërsa hapja e portës ka aktivizuar një shkëndije elektrike brenda këtij mekanizmi, i cili më pas ka pasuar me shpërthimin e tritolit.
Burime pranë organit të akuzës thanë se mënyra e vendosjes, mekanizmi i aktivizimit dhe llogaritja e sasisë së lëndës eksplozive dyshohet se janë kryer nga ekspertë të mirëfilltë xhenierë, pasi i tejkalon njohuritë e përgjithshme që mund të kenë qytetarët e thjeshtë për eksplozivët.
Deri më tani pas marrjes së të gjitha dëshmive policia ende nuk ka një të dyshuar për vrasjen e zëvendës menaxherit të përgjithshëm të Fabrikës së çimentos në Fushë- Krujë. Rizik jetonte prej 14 vitesh në Shqipëri ku dhe kishte marrë nënshtetësinë. Pak ditë më parë trupi i pajetë i 43- vjeçarit u dërgua për tu varrosur në Betlehem ndërsa familjarët ende nuk janë rikthyer në Shqipëri. /Start/
2012-05-20 14:45