Gazsjellësi TAP, përfundon raundi i dytë i bisedimeve

Përfundon raundi i dytë i negociatave për projektin e gazsjellësit TAP. Gjatë një konference për shtyp Ministri i Ekononmisë, Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço tha se Shqipëria është duke bërë maksimumin për realizimin e këtij projekti .
"Roland Berger" është kompania e cila është përzgjedhur si konsulente e projektit "Për rritjen e kapaciteteve të qeverisë shqiptare për infrastrukturat e Mëdha të Gazit" .
Gazsjellësi "Trans Adriatik Pipeline" (TAP) është një projekt për transportin e gazit natyral nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke ndjekur një rrugë që kalon në Greqi, Shqiperi dhe Itali nëpërmjet Detit Adriatik.
Linja është 520 kilometra e gjatë dhe kostoja e ndërtimit parashikohet të jetë 1.5 miliardë euro.