Britani,bëhet baba në moshën 13 vjeçare

Fëmija baba, Alfie Patten, dje pranoi se ai nuk e di se sa kushtojnë pelenat, por tha: "Mendoj se kushtojnë shumë". Alfie, i cili është 13 vjeç, por që në fakt ka një fytyrë fëmije, e cila nuk e tregon më shumë se 8 vjeç, u bë baba 5 ditë më parë, kur e dashura e tij, Chantelle Steadman, solli në jetë Maisie Roxanne, një vajzë.Ai tregoi se si ai dhe Chantelle, 15-vjeçare, vendosën të mos abortonte, pasi ata zbuluan se ajo ishte shtatzënë.Djaloshi i turpshëm, zëri i të cilit nuk është maturuar ende, thotë: "Mendova se do të ishte bukur të kesh një fëmijë. Nuk mendova fare se si ne do ta përballonim këtë gjë. Unë nuk para kam shumë lekë në xhep. Babai im më jep ndonjëherë £10". Alfie, i cili është vetëm 1 metër e 21 cm, shtoi: "Kur mamaja ime e zbuloi këtë fakt, mendova se do të përfundoja në telashe. Ne donim ta mbanin fëmijën, por ishim të tensionuar të dinim se si do të reagonin njerëzit. Nuk e dija se si është të jesh baba. Mendova se ishte një ndjesi e mirë dhe do të kujdesesha për fëmijën".Historia e Alfit ka shkaktuar një stuhi të madhe politike. David Cameron, një prej politikanëve të opozitës, thotë: "Kur pashë fotografitë në mëngjes, mendova se sa e tmerrshme është që në Britaninë e sotme, fëmijët po bëhen me fëmijë. Shpresoj që këta fëmijë të rriten si prindër të përgjegjshëm, por e vërteta është se të qenit prind, është diçka, për të cilën ata nuk duhet të mendojnë që tani".