Procesi gjyqesor kunder transportuesit te vdekjes

Nje bllok akulli ka qene ai nje bllok akulli te cilit nuk i bente asgje pershtypje. Keshtu i kujtohet Heinrich Gruumlberit Adolf Eichmanni. Gruumlberi ishte ne kohen e nazizmit anetar i nje grupi te krishteresh evangjeliste te cilet ndihmuan hebrenjte. Gjate procesit gjyqesor kunder Adolf Eichmannit ai ishte njeri nder shume deshmitaret te cilet informuan per takimet e tyre me Eichmannin. Pjese nga deponimi i tij gjenden ne ekspoziten Procesi - Adolf Eichmanni para gjyqit ne Fondacionin Topografi e Terror ne Berlin.
Tete muaj zgjati atehere procesi gjyqesor kunder Adolf Eichmannit. Vendimi kunder drejtuesit te te ashtuquajturit sektor i hebrenjve te Gestapos ne 11 dhjetor 1961 ishte i qarte Fajtor per shkaktimin e vdekjes se miliona hebrenjve nga kampet e peqendrimit trupat e nderhyrjes koncentrimin e kampeve te perqendrimit dhe deportimin masiv. Fajtor per krijimin e kushteve te jeteses per miliona hebrenj ne kuader te te cilave keta duhet te asgjesoheshin. Fajtor per shkaktimin e demeve te renda trupore dhe shpirterore miliona hebrenjve.
Mendjet e krimit para gjyqit
Andreas Nachama drejtor i Fondacionit Topografi e terrorit e quan Adolf Eichmannin nje transportues te vdekjes. Ndersa Eichmanni vete gjate procesit 50 vjet me pare e paraqiti veten si marres urdherash. Atij i vjen keq dhe e denon urdherin e asgjesimit te hebrenjve te dhene nga udheheqja e atehershme e shtetit gjerman tha ai para gjyqit por ai vete ishte vetem nje vegel ne duart e fuqive me te medha dhe me te forta dhe e nje fati te pashpjegueshem.
Gjykata nuk e ndoqi interpretimin e tij. Ajo e denoi ate me vdekje. Gabriel Bach ishte gjate procesit kunder Eichmannit zevendesprokuror. Nderkohe ai eshte 84 vjec dhe shkoi ne Berlin kur degjoi qe u hap ekspozita. Kurre nuk do ta harroje momentin e procesit tha Bach kur gjykatesit hyne ne salle dhe pas tyre emblema e shtetit izraelit. Aty mu be menjehere edhe me e qarte se ne cdo moment tjeter rendesia e shtetit Izrael me shume se pas cdo parade cdo demonstrimi dhe ose cdo artikulli gazete.
Sherbimi Informativ Gjerman refuzon te vere ne dispozicion dosjen Eichmann
Procesi kunder Eichmanit u arrit te behet vetem sepse ate e rrembeu ne Argjentine Sherbimi i Fshehte Izraelit Mossad dhe e dergoi ne Izrael. Kjo coi ne telashe diplomatike me RFGJ. Me vone u be e qarte se Sherbimi Informativ Gjerman dhe instanca te tjera te Gjermanise Perendimore kishin patur qe ne fillim te viteve 50 te dhena per vendin e qendrimit te Eichmannit po nuk kishin reaguar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eichmann-i ne Argjentine para rrembimit nga Mossadi.
Me deshire do te kishin hedhur organizatoret e ekspozites nje veshtrim ne dokumentat e fshehta por Sherbimi Informativ Gjerman refuzoi ti nxjerre ato. Historiani izraelit Moshe Zimmermann thote se interesi ne rastin e Eichmannit u zhvillua vetem gradualisht ne Gjermani sepse ndergjegjia historike per rendesine e epokes naziste ne Gjermani u zhvillua vetem ngadale. Ne fillim te viteve 50 pak pas fundit te Luftes se Dyte Boterore Eichmanni nuk ka pasur rendesine qe ka sot.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Krimineli i luftes Eichmann
Vetem procesi gjyqesor kunder Eichmannit solli edhe te publiku gjerman nje interes me te madh per sqarimin e krimeve naziste.
Autor Marcel Fuumlrstenau/Auron Dodi
Redaktoi Mimoza Cika Kelmendi