E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mungon vullneti per mirekuptim reciprok- Shqiperia para zgjedhjeve

DW Si e vleresoni atmosferen elektorale ne Shqiperi zonja Ambasadore

Carola Mller-Holtkemper Te gjitha njoftimet dhe lajmet qe ne kemi marre kohet e fundit lidhur me fyerjet dhe shpifjet e ndryshme te cilat jane duke u bere mes forcave politike gjate kesaj fushate elektorale jane te gjitha elemente qena shqetesojne se tepermi. Une do te kisha dashur qe kjo fushate elektorale te mund te zhvillohet ne menyre te ndershme dhe e bazuar mbi argumente.

DW Partite konkurente do te hyjne ne zgjedhje me te njejtin Kod Zgjedhor si ai i votimeve te kaluara. Nga shkaku i krizes politike nuk u moren ne shqyrtim nje sere propozimesh per ndryshim te Kodit nga OSBE/ODIHR-i te bera qysh ne veren e vitit 2009. A perben kjo nje pengese apo cenim te kualitetit te votimeve ne zgjedhjet e 8 majit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Carola Mueller Holtkemper Ambasadorja gjermane ne Shqiperi

Carola Mller-Holtkemper Per fat te keq Kodi Zgjedhor nuk ishte e mundur te ndryshohej ne momentin e duhur perpara ketyre zgjedhjeve lokale. Ndryshimin pas kesaj une do ta konsideroja si te vonuar pasi rregullat e lojes nuk mund te ndryshohen gjate zhvillimit te saj. Megjithate do te vleresoja se Kodi Elektoral nuk eshte problemi kryesor ne kete konteks. Problemi kryesor eshte mungesa e vullnetit per te zhvilluar dialog dhe mungesa e vullnetit per mirekuptim reciprok.

DW Cila eshte pritmeria e Gjermanise e BE-se nga zhvillimi i ketyre zgjedhjeve

Carola Mller-Holtkemper Ajo qe ne presim eshte ne rradhe te pare zhvillimi i nje fushate elektorale te ndershme dhe konkrete te bazuar mbi argumente. Me daten 8 maj 2011 do te deshironim nje pjesmarrje sa me te larte ne procesin e votimit dhe pas kesaj ajo qe ne do te deshironim te presim eshte fakti qe numerimi i votave te behet sipas rregulloreve te percaktuara ne Kodin Zgjedhor dhe ne menyre tejet transparente.

DW Deri me tani si pasoje e moszgjidhjes se krizes politike ne rreth 2 vite eshte e dukshme klima e acaruar dhe mosbesuese mes paleve. A mendoni se kjo do te jete premise per nje kontestim te mundshem paszgjedhor sic dhe ka ndodhur rregullisht me pare nga humbesit

Carola Mller-Holtkemper Ne nje konteks spekullimesh te tilla une nuk do te deshiroja te behesha pjese. Ajo qe ne shpresojme sikur e permenda dhe me lart eshte zhvillimi i nje fushate elektorale te ndershme nje dite votimesh me sukses dhe nje proces te numerimit te votave dhe gjithcka qe vjen me pas tejet transparente.

DW Nga listat qe jane publikuar te kandidateve per autoritetet vendore serish ka pak femra megjithe angazhimin e premtimin e forcave politike se kjo pjesemarrje do te ishte me e gjere na raport me zgjedhjet e kaluara. Si e vleresoni ju faktin qe femrat ne administraten e ardhshme lokale do te jene ne numer shume te paket

Carola Mller-Holtkemper Do te shprehja zhgenjimin tim ne lidhje me faktin qe ne kete proces zgjedhor merr pjese nje numer jashtezakonisht i vogel i kandidateve femra ne pozicionet e drejtimit te pushtetit lokal. Jane gjithsejt 17 femra te cilat kandidojne per 384 vende te tilla. Nisur nga keto shifra vihet re se kuotat qe jane caktuar nga partite per perfshirjen e femrave ne keto procesenuk jane respektuar. Per kete mosrespektim te kuotes 30 perqind shtabet e partive do te duhet te paguajne nje gjobe financiare por realisht ky detyrim eshte minimal. Nga ana tjeter une jam e bindur qe femrat duhet te luftojne per te rifituar pozicionet e tyre brenda dhe jashte partive pjese e se ciles ato jane. Sigurisht nuk ka ndodhur ndonjehere qe dikush ne menyre vullnetare te leshoje pushtetin qe ka ne dore. Por grate duhet te luftojne per kete dhe duhet te kuptojne me ne fund se ato jane nje faktor i rendesishem ne zhvillimet politike te nje vendi.

DW Zonja Mller-Holtkemper a do te perfshihet Gjermania me vezhgues te saj ne keto zgjedhje apo ata do te jene pjese e ekipit te ODIHR-it ose institucioneve te tjera nderkombetare

Carola Mller-Holtkemper Ne ekipet e vezhguesve te ketyre zgjedhjeve te OSBE/ODIHR-it jane disa gjermane qe do te marrin pjese ne to. Por pervec ketyre nuk do te kete nga ata qe do te perfshihen ne ekipe te vecanta.

Intervisten e zhvilloi Arben Muka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›