E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gbagbo dëbon ambasadorët e Britanisë dhe Kanadasë

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 16:00

Presidenti i paligjshëm i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, ka vendosur të dëbojë ambasadorët britanikë dhe kanadezë, lajmëroi televizioni shtetëror.
Me anë të një komunikate, Gbagbo theksoi se e ndërmerrte këtë si masë reciproke ndaj njohjes së kundërshtarit Alassane Ouattara, si president i ligjshëm i Bregut të Fildishtë nga ana e dy shteteve. Të dy shtetet u shprehën se veprimi nuk ishte i vlefshëm.
Komuniteti ndërkombëtar ka njohur Alassane Ouattaran si fitues i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, ndërkohë Gbagbo nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve duke pretenduar se ka pasur manipulime.
Ouattara i ka kërkuar forcave speciale afrikane për të larguar Gbagbon nga pushteti, të cilin po e mban në mënyrë të paligjshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›