Mitrovice rivotim pas 29 janarit. Gjykata Supreme kthen 24 qendra

Procesi zgjedhor në Kosovë pritet të mos përmbyllet as pas 9 janarit. Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për përsëritjen e zgjedhjeve edhe në 24 qendra të votimeve në komunën e Mitrovicës nga 29 sa ka pasur gjithsej në këtë komunë. Këtë vendimin gjykata supreme e ka marrë pas ankesës së paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani ka thënë se në bazë të aktgjykimit urdhërohet KQZ-ja që t`i përgatisë procedurat për përsëritjen e votimeve në këto 24 qendra të votimit. Tani mbetet në dorën e KQZ-së nëse do të vendosë që të ketë përsëritje të zgjedhjeve në tërësi në komunën e Mitrovicës apo vetëm në 24 vendvotime.
Përsëritja e zgjedhjeve në Mitrovicë do ta zgjasë konstituimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, formimi i të cilave edhe deri tani nuk parashikohet i lehtë duke pasur për bazë refuzimin e LDK, Vetëvendosjes dhe AAK për të hyrë në koalicion me PDK e cila sipas rezultateve paraprake ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Bul Saliu