"Gea", dënohen dy Moxhët, jepet pafajësi për të tjerët
Një vit e gjashtë muaj për Luçiano Moxhin, një vit e dy muaj për të birin, Aleksandro. Kështu ka vendosur procesi "Gea" në seancën e dhjetë penale, të drejtuar nga Luixhi Fiaskonaro. Të dy janë dënuar për dhunë private dhe kërcënime. Ndërsa pafajësi e plotë për të pandehurit e tjerë; Franko Zavalja, Davide Lipi, Françesko Çeravolo e Paskuale Galo. Kështu akuza për organizatë kriminale ka rënë, duke lënë mënjanë kërkesën e prokurorit Luka Palamara, i cili kishte kërkuar 6 vite për Luçiano Moxhin dhe 5 për të birin Aleksandrin, 3 vjet e 6 muaj për Zavaljan, 2 vjet e 4 muaj për Çeravolon, 1 vit e 4 muaj për Lipin dhe 8 muaj për Galon. Nuk do të ketë më masa praktike për dy Moxhët. "Jam jashtëzakonisht i mërzitur dhe i zhgënjyer, prisja pafajësi të plotë, ka komentuar menjëherë më pas, Aleksandro Moxhi. Jam dënuar sepse kanë folur në telefon për 30 sekonda me dy futbollistë. Jam i kënaqur që ra akuza për organizatë kriminale, duke demonstruar kështu se ‘Gea‘ ishte një shoqëri dhe jo një organizatë, nuk besoj te komplotet dhe jam viktima e vetme e këtij procesi". Ndërsa Franko Zavalja dhe i biri, Emanuele, janë përqafuar dhe kanë qarë nga gëzimi. Sigurisht janë kënaqur shumë për pafajësinë edhe Davide Lipi e Paskuale Galo, të pranishëm në sallën e gjyqit.