E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi: Ja vdekje, ja fitore!

Muamar Gedafi kërcënon sërish edhe pse regjimi i tij duket se po përjeton orët e fundit.

Koloneli nuk pranoi disfatën përballë forcave rebele duke e quajtur tërheqjen e tij nga bunkeri i Bab al-Aziziya si një lëvizje taktike. Ai madje nuk nguron të heqë vlerën e barazisë mes kryengritësve dhe "agresorëve të huaj", referuar këtu forcave të NATO-s.

“Tërheqja nga Bab al-Aziziya ishte një lëvizje taktike. O vdekje, ose fitore kundër agresorit të huaj”, tha Gedafi nëpërmjet një mesazhi radiofonik.

Ndërkohë, Këshilli i Tranzicionit njoftoi se të paktën 400 përsona kanë humbur jetën në 3 ditë përleshje në Tripoli. Bilanci mund të përkeqësohet pas verifikimeve të mëtjeshme që pritet të kryhen në ditët e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›