SHBA, Stanford shpallet fajtor për mashtrim financiar
New York- Financieri amerikan, Allen Stanford, i ndjekur për një mashtrim prej miliarda dollarësh, u shpall dje zyrtarisht fajtor për mashtrim financiar dhe i është dorëzuar disa orë më vonë policisë federale (FBI) në Virxhinia, njoftoi e përditshmja 'Wall Street Journal'.
Sipas agjentëve të bursës amerikane, ''SEC'', mashtrimi financiar i kryer nga Stanford dhe që u zbulua në muajin shkurt arrin deri në 9,2 miliardë dollarë investime të rreme. Ky është mashtrimi më i madh i zbuluar në SHBA që nga arrestimi në muajin dhjetor i financierit njujorkez Bernard Madoff, pasi u akuzua se kishte kryer një mashtrim që arrinte vlerën e 50 miliardë dollarëve.
Allen Stanford, të cilin revista ''Forbes'' e klasifikoi personin e 405 si më të pasurin në botë, ka protestuar disa herë publikisht për pafajësinë e tij, ndërkohë që ''SEC'' e akuzon për një ''skemë të madhe Ponzi", një sistem mashtrimi piramidal, ku ai duket se ka marrë para të mbledhura nga investitorët për të paguar interesat, pa u dhënë fitimin e premtuar klientëve.