Gejts: Evropa dhe Kina të rindërtojnë Afganistanin
Singapur -Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts u ka bërë thirrje Evropës dhe Kinës që të angazhohen më shumë në rindërtimin e Afganistanit. “Nevoja është shumë më e madhe se përkushtimet që janë bërë”, tha Gejts në konferencën rajonale në Singapur.
Gejts tha se për të krijuar një qeveri të qëndrueshme dhe efikase, Afganistani ka nevojë për ndihma dhe ekspertë shtesë për ta ndërtuar infrastrukturën, si dhe për më shumë fonde për ta mbajtur armatën afgane. Gjithashtu ai shtoi se SHBA-të do ta “mirëpritnin ndihmën e Kinës në Afganistan” qoftë në fushën e sigurisë apo në lëminë e ekspertizës.