E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria pakistaneze merr kontrollin e luginës Suat

Suat-Ushtria pakistaneze, deklaroi sot se trupat qeveritare kanë marrë nën kontroll qytetin Mingora, zona kryesore në luginën veriperëndimore Suat. Ajo shtoi se trupat e talebanëve, janë larguar nga zona. Zëdhënësi i armatës, Atar Abas tha se trupat punojnë për rivendosjen e furnizimeve themelore me ujë dhe gaz në Mingora, kurse ekipet mjekësore dhe furnizimet me ushqim kanë mbërritur në qytet.

Abas shtoi se prej fundit të prillit kur nisën operacionet në Suat, deri më tani, kanë vdekur 1217 talibanë dhe 81 pjesëtarë të sigurisë. Gjithsesi, statistikat nuk janë konfirmuar edhe nga burimet e pavaruara, për shkak se në zonë nul lejohen gazetarët dhe reportuesit e tjerë. Autoritetet thonë se rreth 3 milionë njerëz e kanë braktisur luginën Suat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›