E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gejts: Irani do të sulmojë Europën



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts tha se Irani është në gjendje të ndërmarrë një sulm me qindra raketa kundër Evropës. Sipas tij, “kjo e ka detyruar SHBA-në të rishikojë sistemin e mbrojtjes antiraketore në kontinent”. Shtëpia e Bardhë vendosi në muajin shtator 2009 të ndërmarrë një projekt për sistemin antiraketor në Europë, të përqendruar kundër lëshimit të raketave iraniane me rreze të gjatë veprimi. “Një nga elementet e dhëna nga shërbimet sekrete në lidhje me Iranin, kontribuoi në marrjen e vendimit për të ndryshuar sistemin e mbrojtjes antiraketore”, theksoi Gates. Ndërkohë Irani e përgënjeshtroi deklaratën e sekretarit amerikan të mbrojtjes. Autoritetet në Teheran thanë se raketat e tyre janë të parapara për t’u mbrojtur nga agresioni ushtarak dhe se nuk kërcënojnë asnjë komb. Ministri iranian i Mbrojtjes, Ahmad Vahidi e akuzoi sekretarin amerikan, Gejts, për “mashtrim”. Vahidi tha se Uashingtoni synon “të zgjerojë dominimin e tij në Europë” duke shfrytëzuar Iranin. Por, SHBA-të shprehin dyshimet se Teherani ka për qëllim prodhimin e armëve bërthamore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›