Sulm brenda shërbimeve sekrete
Rreth 13 vetë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm të paprecedentë brenda selisë së shërbimeve sekrete në Jemen. Sulmi është kryer nga disa burra të armatosur të cilët presupozohen të jenë të lidhur me al Kaedën. “Numri i lartë i viktimave është për faktin se sulmi ka ndodhur kur trupat po kryenin ceremoninë e përditshme të nderimit të flamurit”, tha një agjent. Mes viktimave janë dy gra,njëra agjente dhe tjetra sanitarja e ndërtesës. Sipas dëshmitarëve beteja nisi në selinë e shërbimeve sekrete në Al-Tauahi, pranë portit, ishte shumë e dhunshme dhe zgjati rreth një orë. Në fund, duke përdorur granata dhe raketa të vogla, ata kanë arritur të lirojnë disa të arrestuar dhe të mbajtur në atë seli, të dyshuar se i përkisnin rrjetit të Bin Ladenit. Tymi i krijuar në ndërtesë ka qenë i dukshëm deri në selinë e televizionit shtetëror ‘Jemen’.