E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luana braktis Arjonin e “Big Brother”, për t’u rikthyer te lidhja me Adrian Gaxhën

Suplementi Panorama PLUS

Blerand Rexhepi

Adrian Gaxha njëri ndër këngëtarët më të dëshiruar në Maqedoni, gjithmonë është përpjekur të mbajë të fshehur lidhjet e tij nga mediat. Mediat nga ana tjetër gjithmonë kanë qenë në ndjekje të jetës së tij private, dhe është pritur me një kureshtje të madhe se kush mund të jetë vajza e cila ka fituar zemrën e këngëtarit, pasi thuhet se kjo lidhje mund të jetë edhe si inspirim për albumin e ri që është në përfundim e sipër. Shoqëria e afërt e Adrianit, tregojnë se për shkak të obligimeve të mëdha në studion muzikore, këngëtari nuk ka pasur mundësi të ketë një lidhje serioze...Por ka një femër në zemrën e tij që ka ndenjur më gjatë se të tjerat dhe ajo është Luana Vjollca.

HISTORIA E LIDHJES
Adriani dhe Luana njihen prej vitesh. Janë takuar në Tiranë, ndërsa që nga vitet e adoleshencës Luana ka pasur një simpati të madhe ndaj këngëtarit. Si fillim ishte vetëm një romancë që më vonë u bë dhe lidhje serioze, por meqenëse këngëtari jeton në Shkup, ndërsa Luana në Tiranë, largësia bëri që kohë më parë çifti të vazhdojë secili në rrugën e vet. Që nga ajo kohë kur është ndarë nga Luana, Adriani ka ndërruar disa partnere, mes të cilave duhet të përmendet edhe lidhja e “famshme” me modelen maqedonase Sanja Nikolic, lidhje kjo e cila bëri që këngëtari të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat në Maqedoni. Gati çdo javë, gazetat dilnin me lajmin për detaje të reja të lidhjes së tyre. Sanja momentalisht është duke punuar në Shqipëri, me reklamat e produkteve të një kompanie.

LUANA NDAHET NGA ARJONI i BB2
Pas ndarjes nga Gaxha, Luana ka pasur një lidhje me Arjon Muçën, ish pjesmarrës i “Big Brother 2”, lidhje të cilën të dy ata u munduan që ta mbajnë shumë sekret. Thuhet se Luana është ndarë nga Arjoni për shkak se tashmë ka rifilluar lidhjen me Adrian Gaxhën, me të cilin ajo ka qenë e lidhur që nga mosha 15 vjeç.

I RIBASHKON ARMEND RAMADANI
Adriani dhe Luana janë ritakuar përsëri rastësisht në Tiranë vetëm pak javë më parë, ndërsa pas këtij takimi që të dy kanë vazhduar të shoqërohen intensivisht si për ta rinovuar lidhjen e vjetër, ndërsa shkaktar i takimit të dytë ka qenë stilisti Armend Ramadani. “Stilisti me qëllim i ka ftuar që të dy në sallonin e tij në lagjen Topana në Shkup”, tregon një mik i afërt i çiftit. Luana kishte vizituar Shkupin para një muaji për një reklamë atje dhe kishte vendosur që të rregullohet në sallonin e Armendit. Pasi janë përshëndetur, kanë shkëmbyer numrat e celularit dhe pastaj kanë pirë një kafe së bashku. “Kjo ka ndodhur para një muaji dhe prej atij momenti që të dy thuhet se tashmë janë të pandarë”.

TAKIMET E SHPESHTA Në TIRANë DHE SHKUP
Takimet e tyre më shumë bëhen në Tiranë, ndërsa kur janë në Shkup për të mos rënë në sy të publikut, çifti preferon të qëndrojë në vilën e këngëtarit”, - tregon i njëjti burim. Për të mësuar më shumë, ne kontaktuam këngëtarin i cili për momentin nuk dëshironte të na jepte më shumë detaje.

KOMENTET E TYRE Në FACE BOOK
Që ata të dy kanë filluar përsëri lidhjen, dëshmojnë edhe komentet e ndryshme që i japin njëri-tjetrit nëpër profilet e tyre në facebook. Si fillim, Luana i ka nisur një figurë në formë të zemrës në profilin e Adrianit, ndërsa më vonë ai ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë. Pas tyre, nuk kanë ndalur dhe shumë komente të tjera. Disa ditë më vonë, Luana i shkruan një koment në gjuhën maqedone, ku i thotë “pisi poraka”, që do të thotë “më shkruaj mesazh”! Por, pasi kanë kuptuar se kanë rënë pak në sy, Adriani dhe Luana kanë filluar të jenë më të kujdesshëm dhe nuk shkëmbejnë më komente publike, madje dhe ato që ishin, tashmë i kanë fshirë. Të shohim se çfarë surprizash do na rezervojë kjo verë për këtë trekëndësh interesant dashurie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›