Eksod biblik. Siri-Turqi lum njerezish ne kufi

Një eksod që pritet të arrijë përmasa biblike vazhdon në kufirin e Sirisë me Turqinë. Në grupë të vogla me furgonë ambulance apo makina të vogla një lum njërëzish kalojnë çdo ditë kufirin. Sipas të dhënave të para janë të paktën 2500 ata që kanë mbërritur në Turqi e kanë kërkuar strehë në kampet e gjysëmhënës së kuqe. Largimi në masë vazhdon ndërsa priten të tjera protesta dhe një ofensivë edhe më e ashpër nga rregjimi i Bashar al Asad.
Autoritetet turke thonë se po pregatisin kampe pasi numri i atyre që marrin arratinë nga Siria pritet që shumë shpejt të arrijë në një milion. Pjesa më e madhe e të larguarve janë nga qyteti në kufi Xhisr al-Shugurin ku sipas televizionit shtetëror sirian ushtria e vendit ka nisur një operacion për të “çliruar” qytetin e trazuar.
Sulmi erdhi pasi tanke dhe trupa ushtarake mësynë vendin ku sipas Damaskut zyrtar më shumë se 120 ushtarakë u vranë në fillim të javës. Damasku fajëson grupet e armatosura për vrasjen e tyre, por ka të dhëna që flasin për kryengritje në mesin e forcave te sigurisë. Operacionet ushtarake janë pjesë e goditjes që regjimi i Bashar al Asadi po i jep protestave kundër tij.
Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, i quajti sulmet mbi protestuesit “egërsi” dhe se Asad po e merr “me lehtësi“ këtë situatë. Nga ana tjetër Rusia, fuqi me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, refuzon të aprovojë rezolutën që po diskutohet aktualisht kundër udhëheqjes në Siri. Teksti i rezolutës, i sjellë në Kombet e Bashkuara nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Portugalia kërkon t`i jepet menjëherë fund dhunës kundër opozitës siriane si dhe ndalimin e pushtimit të qyteteve nga ushtria. Përveç kësaj kërkohen reforma politike si dhe embargo armësh.