Helikoptere mbi Gedafin. NATO sulmon me Apache dhe Gazelle

Në Libi hyjnë në veprim helikopterët luftarakë. NATO ka njoftuar se për herë të parë ka përdorur helikopterët për sulmet kundër objektivave të kolonel Gedafit. Aleanca Atlantike, përmes një komunikate ka njoftuar se “helikopterët sulmues nën udhëheqjen e NATO-s, janë përdorur për herë të parë më 4 korrik 2011 në operacionet ushtarake mbi Libinë”.
NATO ka thënë se shënjestrat e bombarduara përfshijnë automjetet ushtarake, pajisjet ushtarake dhe forcat tokësore pa dhënë detaje të sakta ku kanë ndodhur sulmet. Komunikata thotë se përdorimi i helikopterëve i ofron operacioneve të NATO-s në Libi fleksibilitet shtesë që të gjejë e sulmojë forcat e lideri libian, Muamer Gadafi.
Megjithatë analistët thonë se helikopterët në terren paraqesin dhe rrezikun që forcat e alenacës të pësojna viktimat e para pasi helikopterët janë më vunerabël ndaj zjarrit armik. Helikopterët e tipit "Apache" dhe Gazelle" u vunë në dispozicion para pak kohësh nga Britania e Madhe dhe Franca. Përmes tyre synohet të precizohen sulmet ndaj objektivave në terren.
Ndërhyrja në Libi u fillua në muajin mars nga Franca, Britania dhe SHBA-ja. Më 31 komandën e operacionit e ndërmorri NATO me një mandat 90- ditor i cili skadon më 27 qershor