E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimtari Qeveria si regjimi nazist

Hungari

Shkrimtari hungarez, György Konrad, i ka krahasuar kufizimet për mediat në vendin e tij të ndërmarra nga qeveria, me fazën e hershme të regjimit nazist. Për gazetën “Berliner Zeitung”, 77-vjeçari tha se ngjarja i kujton shumë vitin 1933 kur nacional-socialistët morën pushtetin me masa gjoja demokratike. Në Hungari nuk mund të flitet më për demokraci, është shprehur Konrad. Një ligj i ri për mediat i qeverisë konservatore të djathtë në Hungari, i vendos gazetat, radion, televizionin dhe portalet e internetit në mbikëqyrjen e një autoriteti të posaçëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›