Marreveshja e Start miratohet ne janar
Rusi
Marrëveshja e re “Start” kaloi në Rusi pengesën e parë, por do të miratohet atje përfundimisht rreth janarit. Në mbledhjen e fundit të Parlamentit për këtë vit, Duma miratoi me shumicë dërrmuese në leximin e parë marrëveshjen për çarmatimin bërthamor. Senati në SHBA e ratifikoi të mërkurën marrëveshjen “Start”. Ajo parashikon ndër të tjera reduktimin e kokave shpërthyese bërthamore në 1550 copë për secilën palë, brenda shtatë vitesh. Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dmitri Medvedev, e cilësuan miratimin e marrëveshjes “Start” nga Senati amerikan një "ngjarje historike".