Kurbin/ Vjedhja e makinave, kapet Keci i Fushe-Kuqes
Nje 30-vjecar nga Fushe-Kuqa e Kurbinit ishte kthyer ne person te "pakapshem" per policine, ndersa kerkohej per vjedhjen e makinave ne Qarkun e Lezhes dhe dyshohet per perfshirjen ne shume krime, te ndodhura ne kete zone. Sajmir Keci eshte kapur nga efektivet pas nje operacioni te befasishem, ndersa njihet si i afermi i nje prej personave te botes se krimit. Burime zyrtare thane se Keci akuzohet per "vjedhje makinash", por hetimet vijojne nese ai eshte i perfshire ne krime te tjera. Kapja e 30-vjecarit eshte bere ne afersi te komisariatit te Kurbinit. Vjedhjet e mjeteve jane kryer kryesisht ne zonat e Lezhes, Kurbinit dhe te Tiranes.