Cakran, dhelpra sulmon 2 vetë
FIER - Shfaqet dhelpra në komunën e Cakranit në Fier, duke vënë në rrezik jo vetëm kafshët shtëpiake, por dhe banorët.
Më shumë se 50 shpendë si dhe disa dele kanë ngordhur nga kjo kafshë e egër, ndërkohë që dy persona janë kafshuar prej saj. Banorë të zonës së Cakranit tregojnë se vetëm gjatë dy ditëve të fundit dhelpra ka shkaktuar dëme në fermat e tyre, pasi ka mbytur për ngordhje shpendët dhe delet. Fenomeni i ka shqetësuar aq shumë banorët e kësaj zone sa çdo ditë, të trembur se mos dhelpra kthehet, bëjnë roje pranë banesave. I pari që është sulmuar prej kafshës së egër është 22-vjeçarin Ardian Mine. Ai tregon se po mbyllte derën e kotecit, kur dhelpra u hodh papritur mbi të, duke e kafshuar në krah. "Bërtita të iknin fëmijët dhe për fat gjeta një shkop me të cilin e qëllova për ta trembur". Një 73-vjeçar nga e njëjta zonë, pikërisht Muharrem Broka është lënduar, pasi u kafshua me dhëmbë nga dhelpra ndërsa po nxirrte bagëtitë nga oborri. m.r